20,11,2024

Bujar Marevci dënohet me 23 vjet burg për vrasje të dyfishtë në Muhoc të Ferizajt

Must Read

Gjykata Themelore në Ferizaj dënoi Bujar Marevcin  me 23 vjet burg për vrasje të dyfishtë dhe armëmbajtje pa leje.

Bujar Marevci është dënuar për vrasjen e dyfishtë në Ferizaj të policit Rexhep Marevci dhe Suzana Marevcit.

Dy të vrarët ishin mes vete babë e bijë, ndërsa u qëlluan nga Bujar Marevci në oborrin e shtëpisë së tyre në tetor të vitit 2014.

Gjykata Themelore në Ferizaj e dënoi Bujar Marevcin me 23 vjet burg për këto dy vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

.

I pandehuri Bujar Marevci në bazë të aktakuzës së prokurorisë akuzohet se ka kryer tre vepra penale, përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm , veprën penale vrasja e rëndë  si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar të armëve , është shpallur dhe gjykuar me dënim burgimi dhe me gjobë, se:

Me  datë 09 tetor 2014,  në shtëpinë e të ndjerëve, në fshatin Muhocë Komuna Ferizaj me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerët policit Rexhep Marevci dhe Suzana Marevcit., duke shtënë në drejtim të tyre katër herë me armë gjysmë utomatike “Simonov”e kalibrit 7.62x39mm,, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme në mes tyre, ku i ndjeri fillimisht nuk kishte lejuar  që të lidhin martesë i pandehuri me të ndjerën Suzana Marevci, ditën kritike djali i të ndjerit A me veturën e tij kishte lëvizur para dyerve të shtëpisë se të pandehurit,me të verejtur këtë i pandehuri kishte komunikuar me telefon me te ndjerin dhe nga ai kishte kerkuar shpjegim “ Pse djali juaj po jep “shllajfa” me veturën para dyerve të shtëpise “ dhe pas një konflikti verbal në mes tyre e ndërprenë telefonin. I pandehuri i revoltuar ka marr pushkën gjysmë automatike, ka shkuar tek shtëpia e të ndjerëve , është ofruar afër ballkonit të shtëpisë ku të ndjerët ishin duke qëndruar në ballkoni e shtëpisë së bashku me Habibe dhe A.M dhe ka shtënë dy herë në drejtim të të ndjerit Rexhep Marevci duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse dhe atë plagë në anën  e djathtë të regjionit të ballit dhe një plagë në anën e përparme të supit të djathtë, kurse dy herë ka  shtënë në të ndjerën Suzana Marevci, duke i shkaktuar plage vdekjeprurëse. Edhe atë një herë e ka goditur  në regjionin e syrit të majtë dhe një herë në regjionin lumbal të majtë. Si pasojë e këtyre plagëve te ndjerët ndërrojnë jetë në vendin e ngjarjes. 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img