14,05,2024

Brukseli mirëpret rinisjen e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel të lartë

Must Read

Brukseli ka përshëndetur përfaqësuesit e Kosovws dhe Serbisw për takimin e nesërm, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kociançiq.

Ajo tha se zhvillime e fundit kanë rritur pakënaqësinë e vendeve dhe tani duhet të qetësohet situata përmes angazhimit të të dyja palëve, transmeton lajmi.net.

Kociançiq ka thënë, se dialogu do të zhvillohet në nivel të lartë, pra nga kryeministrat dhe presidentët që do të diskutojnë për normalizim të marrëdhënieve.

“Zhvillimet e fundit që ndodhën e kanë rritur nevojën për përkushtim dhe angazhim nga të dy vendete”, ka thënë ajo në selinë e Komisionit Evropian në Bruksel.

Ajo ka përsëritur se normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë ka një rëndësi të madhe për rajonin dhe BE-në.

Ajo shtoi se procesi i dialogut do të ketë rezultate konkrete, disa prej të cilave do të fillojnë të zbatohet edhe në praktikë, ndërsa disa janë duke u pritur të zbatohen në terren. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img