19,11,2024

“Brick” mban trajnime për përpunimin e drurit me nxënësit e Ferizajt

Must Read

Këto punime janë rezultatet e para nga njohuritë e përfituara prej trajnimeve.

Pas një pune të suksesshme që u bë vitin e kaluar, tani po mbahet raundi i dytë i trajnimeve për programet “Autocad” dhe “CNC” me maturantët e shkollës “Zenel Hajdini”, transmeton KTV.

Nxënësit e Departamentit të drurit, pas trajnimeve teorike, janë të gatshëm t’i aplikojnë në punë praktike mësimet e deritashme.

Profesori Muharrem Sjediu e cilëson të rëndësishëm dhe efektiv këtë trajnim.

Kapaciteti i nxënësve është gjithnjë në ngritje dhe pas përfundimit të trajnimit me 70 orë teori dhe praktikë, ata do të jenë të gatshëm për tregun e punës.

Të rinjtë ferizajas thonë se njohuritë e marra gjatë këtyre trajnimeve janë të dobishme për të ardhmen.

Ky aktivitet është pjesë e programit “Brick”, themeluar dhe implementuar nga organizata CDF.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img