18,05,2024

Bllokimi i punës së Kuvendit, pozita kritikon ashpër opozitën

Must Read

Përderisa nga Lidhja Demokratike e Kosovës po cilësohet se një formë e Qeverisjes së tillë është e papranueshme, duke marrë parasysh numrat në Kuvend, nga pozita ky bllokim i punës së Kuvendit po shihet si diçka e rrezikshme dhe e dëmshme për proceset në Kosovë, shkruan lajmi.net.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë sot për lajmi.net se pas rekomandimit të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave, skena politike është dashur ta ruaj koncensusin sa i përket tejkalimit të ligjeve.

“Pas lajmit që e kemi marrë dje pas vendimit final të rekomandimit pozitiv për liberalizimin e vizave, dhe pas konferencës që kishte Avramapoulous me presidentin, pritjet e mija si kryetare e Komisionit për Integrime kanë qenë që pozitë dhe opozitë do ta ruajmë koncensusin sa i përket tejkalimit të ligjeve dhe punëve të Kuvendit. Natyrisht që rekomandimin e kemi pasë pozitiv mirëpo kjo nuk do të thotë që ecja jonë drejtë BE-së duhet të ndalet”, deklaroi Deliu-Kodra.

Sipas saj, iniciativa e opozitës për të rikthyer në diskutim çështjen e dialogut me Serbinë, nuk është aspak e arsyeshme duke marrë parasysh që nga po të njëjtit nuk është kërkuar fare të diskutohet për rekomandimin e Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.

“Na presin një numër i madh i projektligjeve të cilat i ka sjellë Qeveria,  të cilat ky Kuvend nuk po arrin me i votu. Nëse shohim seancën e sotme, do të thotë që ka pasë një tentativë që të rikthehet tema tek çështja e dialogut, duke mos u diskutu fare për rekomandimin pozitiv për liberalizimin e vizave. Fundja ky rekomandim është më shumë i qytetarëve se sa i klasës politike, dhe e jona është që të punojmë më shumë si Kuvend që të ndihmojmë që ky proces të përfundojë sa më shpejtë”, deklaroi Deliu-Kodra.

Tutje, Deliu tha se pavarësisht që është në dorën e Parlamentin Evropian dhe Këshillit të Ministrave të vendosë për punën e vizave, mesazhi më i mirë i klasës politike do të ishte që Kuvendi të mbante funksionalitetin e vet, dhe jo të vazhdohet të ketë bojkote nga opozita pa asnjë qëndrim të saktë dhe të prerë në çështjet për të cilat fliten.

E të pakuptimtë këtë veprim të opozitës e ka cilësuar deputeti nga rradhët e AAK-së, Muharrem Nitaj.

Ai në një prononcim për lajmi.net, ka thënë se deputetë e opozitës nuk kanë nevojë të votojnë pro, mirëpo obligim i tyre është që të votojnë sipas mendimit të tyre.

Madje Nitaj tha se deputetët e opozitës e kanë votuar këtë projektligj në komision, e të njëjtin e kanë refuzuar në parlament.

“Përfaqësuesit e tyre në komision e kanë votu edhe projektligjin edhe amandamentet, tash po e kundërshtojnë amandamentin e tyre”, ka thënë Nitaj.

Nitaj foli edhe për hapat e mëtutjeshëm të koalicionit qeverisës, ku tha se është në dorën e tyre që t’i mobilizojnë deputetët për t’i kaluar projektligjet në Kuvend, dhe sipas tij koalicioni i ka numrat e mjaftueshëm për një gjë të tillë.

Kujtojmë se pas përfundimit të seancës së sotme, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se shpejtë do të mblidhet Kryesia e Kuvendit për caktimin e vazhdimit të seancës./Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj personit që bëri tejkalim në vijë të plotë, identifikohet kundërvajtja përmes dronit të policisë

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor me datën 18.05.2024 rreth orës 16:35, në rrugën magjistrale Ferizaj-Viti, skatësisht në fshatin Gërlicë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img