28,11,2025

Bizneseve u kërkohet respektimi i orarit për hedhjen e mbeturinave

Must Read

Respektimi i orarit për hedhjen e mbeturinave, mirëmbajtja më efikase e hapësirave publike dhe ndarja/selektimi sipas llojit të mbeturinave ishte tema e sotme, për të cilin ekzekutivi komunal ftoi për diskutim bizneset ferizajase, kryesisht të zonës qendër. Kjo pasi që ditëve të fundit, sipas KRM “Pastërtia” është rritur për 100% hedhja e mbeturinave në zonën urbane, me ç’rast nuk është respektuar as orari i hedhjes së tyre, çka ka shkaktuar pamje të pakëndshme për qytetarët duke krijuar deponi ilegale mbeturinash.

Për të diskutuar mbi këtë temë dhe për t’i kërkuar respektimin e rregullores komunale që derivon edhe orarin e hedhjes së mbeturinave, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili dhe Kryeinspektorin e Inspektoratit të Komunës, Ridvan Berisha sot në ambientet e Kuvendit, pritën një delegacion biznesesh. Këtyre të fundit, i pari i Ferizajt, Agim Aliu i tha se institucioni që drejton nuk është i interesuar t’i shqiptoj gjoba mandatore, porse i fton që ta respektojnë orarit, duke krijuar kështu lehtësi të operimit të kompanisë përkatëse të pastrimit si dhe ambiente më të mirëmbajtura gjatë këtij sezoni veror.

Edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Arben Halili tha se Komuna dhe gjithë kompetenca e saj në ndërmarrjet publike përgjegjëse për mirëmbajtjen e hapësirave publike po bëjnë përpjekje të jashtëzakonshme në largimin e deponive ilegale të mbeturinave, porse lypset bashkëpunimi dhe ndihma edhe e bizneseve.
Kryeinspektori Berisha në anën tjetër tha se mekanizmi që drejton në vijimësi inspekton territorin e Ferizajt, për të piketuar dhe ndëshkuar ndotësit e ambientit, duke përdorur këtu survejimet edhe përmes kamerave të vendosura në zonën qendër, për çka janë shqiptuar një numër gjobash.

Komuniteti i bizneseve pjesëmarrës në këtë takim tha se do ta kenë parasysh këtë kërkesë të autoriteteve komunale, duke respektuar në përpikmëri orarin, për çka kërkuan që orari i hedhjes së mbeturinave të shtyhet në ora 24:00, tash kur rritet qarkullueshmëria e bizneseve në sezonin veror.

Ky takim që do të vijoj edhe me bizneset e pjesëve tjera të qytetit, me dakordimin e dyanshëm mbetet të respektohet në plotni rregullorja komunale që përcakton orarin e hedhjes së mbeturinave dhe çështja të tjera të mirëmbajtjes, çka eviton ndotjen në zonën urbane dhe mundëson operimin më efikas të kompanisë përkatëse publike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img