27,11,2024

Bizneset serbe në Brezovicë “nuk nijn” për shtetin e Kosovës, vazhdojnë të shkelin ligjin

Must Read

Zhvillojnë aktivitetet në territorin e Kosovës, por shumica e bizneseve në Kompleksin Resort “Brezovica”, nuk çajnë kokën për shtetin e Kosovës. Atje ende nuk ka arka fiskale dhe nuk paguhet asnjë cent tatim për shtetin.

Biznese e kompani serbe që ushtrojnë veprimtarinë në qendrën e skijimit në Brezovicë ende nuk janë pajisur me arka fiskale dhe nuk lëshojnë fare kuponë fiskal për klientët.

Njëjtë zhvillon biznesin edhe kafe-restaurant “Ljuboten” në Kompleksin Resort “Brezovica”. Ky biznes nuk lëshon kuponë fiskal dhe rrjedhimisht nuk paguan taksat ndaj shtetit të Kosovës.

Për klientët, ky biznes prej kohësh ka improvizuar një lloj kuponi, por që nuk ka të bëjë me kuponë fiskal të Republikës së Kosovës. Veç kësaj, çdo shkronjë në këtë “kuponë” është vetëm në gjuhën serbe.

Agjencia e Lajmeve FaktePlus ka siguruar një xhirim ku shihet kuponi i tillë.

E për ikjen nga tatimet ndaj shtetit të këtij biznesi dhe shumë të tjerëve, duket se nuk ka ndërmarrë asgjë Administrata Tatimore e Kosovës (ATK).

Kjo për faktin se qysh në muajin prill (në rastin e parë të raportuar) të këtij viti, FaktePlus pati dërguar pyetje në ATK, duke kërkuar të dijë se çfarë do të ndërmerret ndaj këtyre bizneseve, që po i shkaktojnë miliona humbje Kosovës.

Gjithçka që ishte thënë nga ATK, ishte se inspektorët kanë dalë në vend të ngjarjes, por asnjëherë nuk është treguar nëse nga ajo kohë është marrë ndonjë masë ligjore për këtë çështje.

ATK edhe për rastin e sotëm nuk ka kthyer përgjigje.

Duhet theksuar se Administratën Tatimore të Kosovës dhe inspektorët e saj i kemi parë shpeshherë në aksion në luftën e tyre ndaj evazionit fiskal.

Por, aksione të tilla nuk kemi parë edhe nëpër zonat ku ka biznese serbe, të cilat po vazhdojnë të shkelin ligjet e dëmtojnë buxhetin e shtetit. Së paku në interesimin e FaktePlus nga ATK nuk është dëshmuar një gjë e tillë.

E ndërkohë edhe gjatë këtij vikendi, bizneset e kompanitë serbe që ushtrojnë veprimtarinë në qendrën e skijimit në Brezovicë, sikurse që kafe-restaurant “Ljuboten” kanë vazhduar të lëshojnë për klientët e saj kuponë të improvizuar.



- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img