12,05,2024

Bizneset ferizajase njoftohen për mundësitë të cilat ofron Oda Ekonomike Gjermane

Must Read

Bizneset ferizajase gjatë ditës së sotme patën rastin që të njoftohen nga afër për mundësitë e bashkëpunimit me Oden Ekonomike Gjermane. Kjo u bë fal një takimi që organizoi Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në bashkëpunim me drejtuesit e Odës Ekonomike Gjermane.

Hapjen zyrtare të këtij takimi e bëri drejtori Balton Dërguti, i cili këtë takim e ka vlerësuar të një rëndësie shumë të madhe,  me vet fakti se edhe në këtë forme po mundohen që t’ju dalin në ndihme bizneseve ferizajase.

Ndërsa Nora Hasani  nga Oda Ekonomike Gjermane ka thënë se kjo ode bizneseve kosovare ju ofron mundësi shumta duke filluar nga eksportimi i produkteve të tyre për në Gjermani. Ajo ka thënë se gjate vitit të kaluar 40 për qind e bizneseve kosovare kanë bërë eksportimin e produkteve të tyre jashtë vendit, ndërsa ka thënë se Gjermani është investitori numër një në Kosovë.

Bizneset ferizajase prezentë në këtë takim janë njoftuar se ata do të kenë mundësinë që përmes Odës Ekonomike Gjermani të marrin edhe ekspert gjerman të fushave të ndryshme në mënyrë që të ndihmohen sa i përket prodhimit të produkteve të tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img