16,11,2024

Bizneset ferizajase kërkojnë që e diela të jetë ditë pushimi

Must Read

Një numër i madh i subjekteve tregtare ferizajase po kërkojnë që dita e dielë të jetë ditë pushimi.Përfaqësues të këtyre subjekteve kanë dorëzuar sot edhe një peticion në adresë të zyrës së Kryetarit të Komunës, ndërsa ky i fundit ka thënë se vendimi do të merret vetëm pasi të shqyrtohet ana ligjore dhe kompetencat e tij në këtë fushë, teksas ka kërkuar edhe unitet nga subjktet tregtare për këtë çështje.

Bizneset tregtare nga komuna e Ferizajt po kërkojnë që dita e dielë të shpallet si ditë pushimi për të gjitha bizneset tregtare që veprojën në komunën e Ferizajt.Gjatë ditës përfaqësues të afro 100 bizneseve, kanë dorëzuar edhe një peticion në adresë të kryetarit të komunës, duke thënë se kjo ka ardhur si kërkesë e shumicës së bizneseve tregtare.Në emër të këtyre bizneseve ka folur, Arben Çerkini nga “Star Market ” dhe Remzi Bytyçi nga “Plus Center”, të cilët kanë thënë se ky peticion është bërë në shenjë përkrahje të kërkesave të punëtorëve, që të dielen të pushohet. Madje kanë shtuar se i përkrahin kërkesat e punëtorëve.
“Kemi përkrahjen e 90 përqind të bizneseve tregtare, nuk kemi pasur mundësi t’i vizitojmë të gjitha bizneset, por ato kanë shprehur përkrahjen dhe janë unik në këtë drejtim.Dikund janë mbi 100 nënshkrime, por nuk kemi arritur t’i marrim nënshkrimete e të gjithëve për shkak të kohës.Kërkesa e jonë është që asnjë subjekt tregtarë të mos punoi, me përjashtim të kafiterive, pompave të benzinës dhe restoraneve” ka thënë Arben Çerkini
Në anën tjetër duke iu referuar këtij peticioni, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka pranuar se kohë më parë e ka takuar këtë delegacion të bizneseve tregtare, duke thënë se në esencë kjo kërkesë nuk është e re, është e vjetër për Ferizajn dhe institucionet.Ka shtuar se gjithmonë ka qenë një kërkesë në mes asaj se cila është më e drejta, gjithsesi marrë për bazë edhe aspektit ligjor. “Ka pasur kontestimet e veta kjo çështje për faktin se ka pasur një rregullore të komunës e cila në pjesë të saj nuk është zbatuar si rezultat i një ndërhyrjeje nga MTI-ja, dhe pastaj gjithë kohën kanë vazhduar debatet dhe kërkesat e komunitetit të biznesit që dita e dielë të jetë ditë pushimi” ka thënë kryetari Aliu.
Duke iu referuar peticionit ka potencuar se ai do të trajtohet nga institucionet.
“Do të analizohet ana ligjore, për të parë se çfarë është kompetencë e çfarë është ajo që parasheh ligji, që ne, mëpastaj t’i bëjmë veprimet konform ligjit.Sigurisht në këtë çështje do të ishte mirë të ketë edhe një unitet të vet komunitetit të binzesit që vendimi mëpastaj të jetë gjithpërfshirës dhe të jetë i pranushmë për faktin se Ferizaj është një kryeqytet i zhvillimit ekonomik dhe bizneseve” ka shtuar kryetari Aliu. 
Merret vesh se këtë nismë e kanë përkrahur edhe Qendrat Tregtare të Ferizajt, por edhe jo ato vijnë nga qytete tjera e që veprojnë në komunën e Ferizajt.
“Qendra vendore e kanë përkrah këtë nismë por jo edhe qendrat tjera që veprojnë në Ferizaj.Kërkojmë nga kryetari përkrahje ngase ne jemi qytetarë të Ferizajt dhe veprojmë këtu”, ka shtuar Çerkini, teksa i ka hedhur si të pabaza pretendimet se si rezultat i kësaj mase një numër i madh i punëtorëve mbesin pa punë.”Nuk është e vërtetë kjo, ato subjekte që nuk po na përkrahin kanë probleme me punëtorë.Ne jemi të gatshmë që t’i punësojmë të gjithë ata punëtorë që mbesin pa punë nga kjo masë”.
Në anën tjetër edhe Remzi Bytyçi, nga “PLus Center” , ka thënë se ky subjekt afarist e përkrahë këtë nismë, madje ka vë në dukje se kjo qendër ka më shumë se 100 punëtorë dhe se janë dakord se dita e dielë të jetë ditë pushimi.”Gjatë javës e kemi bërë një hulumtim dhe se janë dikund mbi 5000 mijë punëtorë që janë intervistuar dhe janë të pajtimit që dita e dielë të jetë ditë pushimi, bile edhe pronarët janë pajtuar me këtë kërkesë”, ka thënë Bytyçi.
Sido që të jetë institucionet e kanë shprehur vullnetin që të merren me këtë kërkesë subjekteve afariste, ndërsa këto të fundit të vazhdojnë të punojnë deri në vendimin final.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img