24,04,2024

Bill Clinton: Ja çfarë do bëjë Hillary për shqiptarët?

Must Read

hillary-and-bill-clinton-014

Ish-presidenti Bill Clinton, bëri fushatë për gruan e tij, kandidaten demokrate për presidente, Hillary Clinton, në Bronx, New York.

Thirrjes së shqiptarëve të Amerikës, nga Kongresisti Eliot Engel dhe asambleisti Mark Gjonaj, për të mbështetur kandidaturën e Hillary Clinton për Presidente, në një takim elektoral në Bronx, Neë York, iu përgjigjen rreth 1.000 veta, shumica e tyre  shqiptarë nga Kosova, Shqipëria dhe të gjitha viset shqiptare.

Para prezantimit të ish-presidentit të SHBA, Bill Clinton, Elliot Engel, u tha mbështetësve, të përbërë kryesisht nga shqiptarët e Amerikës, se Hillary Clinton, ka për të shërbyer më mirë dhe do të bëjë punën si një presidente e madhe e SHBA.

“Unë mbështes Hillary Clinton-in. E mbështes me shumë entuziazëm. E njoh zonjën Clinton shumë mirë. Ajo ka qenë gjatë këtyre viteve senatorja jonë e New York-ut dhe ka bërë një punë të mrekullueshme. Me Hillary Clinton-in si presidente, shqiptarët do të kenë në Shtëpinë e Bardhë mikeshën më të madhe të tyre”, tha Engel.

“Hillary Clinton i njeh personalisht shumë individë, veprimtarë në komunitetin shqiptaro-amerikan. Ajo i njeh më së miri që të gjitha çështjet e politikës së jashtme, që kanë të bëjnë me shqiptarët. Unë jam dëshmitar për këtë, sepse kam diskutuar personalisht me të, shpesh lidhur me shqiptarët. Hillary Clinton gjithmonë ka biseduar për tema që u interesojnë shqiptarëve”.

Më tej ai kujtoi shqiptarëve se të mos harrojmë se ishte presidenti Bill Clinton ishte ai që i shpëtoi shqiptarët nga masakrat e regjimit diktatorial serb të Sllobodan Millosheviçit në vitin 1999, duke udhëhequr fushatën bombarduese të NATO-s. Hillary Clinton, tha ai, ishte përkrah tij, kur ai merrte ato vendime të rëndësishme dhe është shumë e ndërgjegjshme për arsyet dhe rëndësinë e atyre bombardimeve.

“Hillary më ka thënë personalisht, se ka ndërmend të vazhdojë veprën e bashkëshortit për Kosovën, kur të bëhet presidente e Amerikës. Ajo është mbështetëse e vendosur e pavarësisë së Kosovës, e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni e në Malin e Zi. Hillary është nxitëse e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

“Prandaj, unë nuk mund të imagjinoj një mik më të mirë për komunitetin shqiptaro-amerikan në Shtëpinë e Bardhë se sa Hillary Clinton,” tha Engel.

Ish-presidenti Bill Clinton, duke folur për “Hillary për Amerikën”, tha se ishte i nderuar, që po shikonte një mbështetje kaq të madhe të shqiptarëve në këtë fushatë.

Duke përmendur arritjet e deritanishme, që prej përfundimit të luftës në Kosovë, ish-Presidenti i SHBA kujtoi rrugën e vështirë që kaloi Kosova për të arritur nga liria tek pavarësia e saj: “Kurrë nuk do t’i harroj fytyrat e njerëzve dhe rrëfimet e tyre”, tha Clinton.

Ja si u shpreh ai për bashkëshorten, duke dashur të ndajë me të pranishmit, disa prej cilësive më identifikuese të saj: “E ndjeshme dhe efektive për të fituar si kandidate demokrate për në primare. Në 45 vjet angazhimi në politikë është përpjekur për të ndihmuar njerëzit, që të jetojnë ëndrrat e tyre dhe të zgjidhin problemet e tyre. Unë e njoh atë dhe ju them me plot gojën se ajo është më e mira, është një udhëheqëse që kërkon ndryshimin dhe është krijuese. Dhe ka shumë dallime në mes atyre që vetëm dinë të flasin për ndryshim dhe atyre që janë duke e bërë ndryshimin”.

Çdo fjalë e Bill Klinton për gruan e tij u shoqërua nga ovacione të shqiptarëve të pranishëm.

Ndërsa Hillary Clinton, në fakt mbetet shumë më përpara në sondazhe për këto votime, debati i zjarrtë i mbrëmshëm me senatorin Bernie Sanders, ka treguar se ajo është ende në “vështirësi” dhe i duhen patjetër edhe 75 delegatët e shtetit të New York-ut.

Votimet paraprake për të dyja partitë në New York,  do të mbahen më 19 prill./dritar

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj, regjistroi shtetasin turk pa i plotësuar kriteret

Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore për një periudhë kohore,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img