29,04,2024

Bilall Sherifi ironizon me çështjen e murit me shkallë!

Must Read
Bilall Sherifi

Siç shkruan Sherifi të besosh që duke ia shtuar murit shkallët nuk është më mur, është njëjtë sikur të besosh që kur aeroplanit ia vendos shkallet nuk është më aeroplan.

“Ja, e shihni sa shpejt gjendet mënyra për të “zgjidhur” problemet që krijon Serbia në veri të Kosovës por jo vetëm atje?

Ajo krijoi dhe financoi gjykatat paralele në Kosovë dhe me vite janë duke biseduar në Bruksel me qeverinë e Kosovës për t’i “integruar”, pra, për t’i futur ato brenda sistemit të gjykatave të Kosovës.

Krijoi dhe financoi të ashtuquajturën “Civilna Zashtita” të cilën po ashtu ka për qëllim ta “integrojë” brenda policisë së Kosovës”, shkruan ai në Facebook.

Sipas tij, Serbia ngriti barrikada të cilat pastaj i zëvendësoi me “Parkun e Paqes”. Heqjen e së cilës e zëvendësoi me një Mur.

“Meqë rreth këtij dhe për këtë Mur u bë shumë zhurmë, ata vendosën që këtij Muri t’ia shtojnë disa shkallë. Duke ia shtuar disa shkallë duan të na bëjnë të besojmë se ai nuk është më Mur.

Të gjitha këto janë vetëm iluzione të llojit “Fata Morgana” sepse, Serbia një ditë gjykatësit do t’i nxjerrë nga sistemi dhe ata sërish do të bëhen pjesë e “gjykatave paralele” ndërsa policët e “integruar” do t’i kthejë te “Civilna Zashtita”

Gjithashtu një ditë prej dite “MURIT me shkallë” mund t’ia heqin shkallët dhe ai sërish bëhet “MUR pa shkallë” , thotë ai ndër tjerash.

Krejt këto, Sherifi thotë se janë produkt i procesit të bisedimeve të qeverive të Kosovës nga 2011 deri më sot.

“Për fund, alkimistët modern janë vënë në lëvizje të na bëjnë të besojmë se kur MURI ka shkallë nuk është më MUR.

Të besosh që duke ia shtuar MURIT shkallët nuk është më MUR, është njëjtë sikur të besosh që kur AEROPLANIT ia vendos shkallet nuk është më AEROPLAN.

E njëjta logjike alkimiste -sikur në rastin e MURIT me shkallë dhe MURIT pa shkallë- është duke u përdorur edhe për të justifikuar krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe duke na thënë se meqë quhet asociacion nuk mund të bëhet entitet politiko-juridik në vete me kompetenca ekzekutive”, përfundon ai shkrimin e tij./lajmi.net

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img