09,05,2024

Bie tavani në shkollën e Gjilanit, mjeshtrit e ngacmojnë mësuesen

Must Read

Në shkollën fillore “Vehbi Ibrahimi”, në Uglar të Gjilanit, ka rënë tavani i klasës. Mjeshtrit e një kompanie kanë shkuar për ta rregulluar këtë tavan, por njëri nga nxënësit e shkollës thotë se ata nuk po e kryenin punën e tyre, por po shikonin mësuesen.

Një pjesë e tavanit ra dhe gati sa nuk i zuri nxënësit e shkollës “Vehbi Ibrahimi” në Uglar të Gjilanit.

Ata ishin në mësim kur të martën ndodhi ky incident.

Kështu nxënësve të shkollës së mesme të ulët iu rrezikua jeta për shkak që kompania ndërtimore SHPK CKC që e kishte rinovuar shkollën dy muaj më herët, nuk e kishte kryer punën si duhet.

Drejtori i kësaj shkolle Agim Saqipi nuk pranoi të flasë për Frontal. Megjithatë, disa nxënës që dy ditë nuk po shkojnë në mësim, nuk hezituan të flasin për rastin.

“Kjo kur ka ra ata kanë bërtit kanë dalë jashtë t’u nga edhe arsimtari i kanë thënë dilni jashtë”, ka thënë njëri nga nxënësit.

Mjeshtrit që kanë kryer punë në këtë shkollë duket se nuk janë marrë vetëm me këtë punë. Një nxënës flet edhe për sjellje jo të hijshme që ata kanë bërë.

“Te dera u kon mësuesja tu na shpjegu neve mësimin edhe veç gërryeke u habitke mas mësueses edhe tani mësuesja më ka thënë mbylle derën”, ka thënë nxënësi.

Me rastin thotë se është informuar edhe drejtori i arsimit në Gjilan, Nazim Gagica. Ky thotë se po bëhet e pamundura që mësimi të rifillojë nesër.

“Shkolla është pranu teknikisht sepse dukja vizuele sipas drejtorit të shkollës ka qenë mirë por ai nuk e ka ditë brendinë. Ne sot do t’i evidentojmë rreziqet e kemi paraparë si rrezik stiroporin dhe i pasiguruar dhe ne mendojmë që ta evitojmë atë rrezik sot meqë sot jemi lejuar nga prokuroria që të vazhdojnë punimet”.

Pronari i kompanisë ndërtimore, Ardian Llapashnica, është ndaluar nga policia për 48 orë.

“Po policia është informu që ka ndodhë një incident dhe njësitet kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes dhe nga hetimet e para është mësu se ka ra pllafoni. Policia e ka lajmëruar prokurorin e shtetit dhe është gjetë personi përgjegjës dhe ka caktuar masën e ndalimit për punëkryesin për 48 orë. Dyshohet për cilësinë e dobët të punimeve”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjilanit.

Me rastin tani po merret prokurori, Agron Uka, derisa 130 nxënësit e kësaj shkolle i kanë humbur dy ditë mësimi. /Valon Rashiti/T7/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mobilizohen Kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane lidhur me regjistrimin e popullsisë dhe ekonomive familjare

Komisioni Komunal për Regjistrimin e Popullsisë dhe Ekonomive Familjare, takoi sot kryetarët e fshatrave dhe zonave urbane me qëllim...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img