22,04,2024

Beteja ligjore për Brexit, Skocia e Uellsi mund të ndërhyjnë

Must Read

Kryeministrja Theresa May, e cila ka apeluar kundër vendimit të gjykatës për ta çuar çështjen në Parlament, tha të premten se kishte nisur puna për nisjen e procesit formal të shkëputjes në prill të 2017-s.  Ajo foli gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kancelaren gjermane Angela Merkel, pas një takimi me liderët e BE-së në Berlin.

“Ne jemi të gatshëm të zbatojmë nenin 50 në fund të muajit mars dhe unë dua ta shoh këtë si një proces të qetë e të rregullt, që do çojë drejt një zgjidhje që është në interesin e Britanisë së Madhe e gjithashtu të partnerëve europianë”, tha Theresa May.

Deklarata e saj erdhi pasi Gjykata e Lartë konfirmoi se zyrtarë të lartë ligjorë të Skocisë dhe Uellsit mund të ndërhynin në seancën që do të mbahet në dhjetor për të vendosur nëse Theresa May ka ose jo nevojë për aprovimin e Parlamentit, përpara nisjes së procesit të divorcit me BE-në.

Ministri skocez për Brexit-in Michael Russell e mirëpriti vendimin, por shtoi se do të vazhdonin t’i kërkonin qeverisë britanike të hiqte dorë e të pranonte të drejtën e Parlamentit për thënë fjalën e tij. Kryeministrja skoceze, Nicola Sturgeon beson se nevojitet miratimi i të dyja parlamenteve, atij britanik e skocez para nxitjes se zbatimit të nenit 50./ Top Channel

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjen kuletën me 320 euro, qytetari nga Ferizaj e dorëzon në polici

Një qytetar nga Ferizaj ka gjetur një portofol me para dhe ka dorëzuar atë në polici. Policia njofton se në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img