26,12,2024

“Besojmë se Shqipëria do të marrë masat e nevojshme ndaj FETÖ-s”

Must Read

Në një deklaratë me shkrim Bayraktar duke theksuar se gjatë tentativës për grusht shteti organizata terroriste FETÖ ka drejtuar tanket, avionët dhe helikopterët nga populli i saj, ka vënë në dukje se gjatë kësaj nate kjo organizatë ka sulmuar edhe simbolin e vullnetit të popullit të Turqisë, godinën e Parlamentit.

Ai theksoi se FETÖ me tentativën e grushtit të shtetit u mundua të zhdukë rendin kushtetues dhe vullnetin e popullit për të vendosur si vendimtarë mendimet e veta të prishura. Ai vuri në dukje se ishte populli ai që me reagimin e tij mundi të ndalë një sulm të tillë duke zbritur ne rrugë dhe sheshe.

Duke theksuar se FETÖ ashtu sikurse në shumë vende të botës ka shtrirje edhe në Shqipëri, Bayraktar ka shtuar: “Çrrënjosja e kësaj organizate me të gjitha përhapjet e saj është parësore për shtetin tonë. Edhe pritshmëritë e popullit tonë janë në këtë drejtim.”

Ndërkohë ambasadori Bayraktar në vijim tha se qëndrimi i Turqisë në lidhje me praninë e tyre në Shqipëri është i qartë.

“Në këtë pikë besojmë që Shqipëria si një vend vëlla, mik dhe si një vend të cilin e kemi quajtur ‘Partner Strategjik’ dhe në të cilin kemi shumë investime do të marrë masat e nevojshme sa më parë. Lufta kundër organizatës terroriste FETÖ e cila përbën një kërcënim për rendin kushtetues të Republikës së Turqisë është një element i rëndësishëm për marrëdhëniet tona dypalëshe”, u shpreh Ambasadori i Turqisë në Tiranë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img