Informacionet e fundit bëjnë të ditur se Besnik Berisha pas shumë viteve ka gjasa që të rikthehet në klubin e hendbollit Kastrioti nga Ferizaj (femrat), që po kalon momentet më të këqija si për nga ana e organizimit po ashtu edhe nga ana financiare.
Berisha është shumë afër që të bëhet kryetar i klubit dhe ta nxjerr nga kriza e thellë. “Pas shumë viteve ka gjasa të mëdha që Berisha të marr klubin. Ai ende nuk ka vendosur, por po bisedon me do individ që kanë mbetur brenda klubit dhe të shoh se si është gjendja.
Rikthimi i Berishës do të vë rend dhe nuk do të lejon që trajneret të janë më shef se shefet”, tha një burim i afërt me klubin. Duhet kujtuar kohën kur ishte Berisha në krye të klubit, kishte krijuar rend e disiplinë dhe ishin shembull për të tjerët. Sonte pritet përgjigja përfundimtare. “Po, janë në bisedime me Besnikun dhe sonte pritet ta merr klubin ose nesër më së largu”, tha një anëtar brenda klubit, që nuk do t’i përmendet emri.