04,12,2024

Besnik Berisha: Lot krokodili nga ish drejtori Karameta

Must Read

Ferizaj.31.12.2017. Reagimi i Drejtorit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Besnik Berisha lidhur me deklaratën e ish-drejtorit Karameta

Postimi i plotë: Lot krokodili nga ish drejtori Karameta

REAGIM
Të dashur punëtorë shëndësor dhe ju qytetarë të Ferizajt!
Ish-drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z. Karameta në një postim në rrjetin social Facebook, paska derdhur lot krokodili me rastin e ndërprerjes së kontratës me Caritasin për 162 punëtorët shëndetësor!
Z. Karameta është dashur të shqetësohet nga gushti kur ka pranuar e-mailin nga zyrtarët e Caritasit ku është paralajmëruar mos implementimi i kontratës nga ana e Komunës, kontratë kjo që ka vazhduar të degradohet me punësimin edhe të mbi 40 punëtorëve për interesa elektorale duke mashtruar shumë punëtorë dhe hallexhinj me asistencë sociale vetëm që të jetë më i votuari për këshilltar komunal duke përdorur pushtetin me metodat e pushtetit të dhunshëm të viteve ‘90-ta,keqtrajto natën e vajto ditën.
Kaosi në shëndetësi është shkaktuar nga z. Karameta me disa vartës dhe eprori i tij z. Svarqa.
Nuk ka kaos tani në kujdesin primar shëndetësor sepse janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe harron z. Karameta se Ferizaj ka edhe spitalin me staf profesional dhe të organizuar dhe se vetëm rastet specifike përcjellen për QKUK-Prishtinë.
Punëtorëve që iu është ndërprerë kontrata nuk duhet të shqetësohen aspak,sepse është zotim i Kryetarit z. Agim Aliu dhe Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale që në bazë të kërkesave të arsyeshme dhe mundësive buxhetore të realizohet projekti disa vjeçar me Caritasin dhe ky është lajmi më i mirë për këtë fundvit për të gjithë ata punëtorë që kanë qenë të punësuar me kritere dhe kualifikime përkatëse e jo ti mashtrojmë me akt emërime sikurse z.Svarqa për pozita që nuk ekzistojnë në QKMF siç është rasti përkthyes shqip-serbisht dhe anasjelltas.
Ne si Drejtori e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, menjëherë në fillim të vitit 2018 do kërkojmë auditim të punës në këtë dikaster dhe do të kërkojmë llogari për të gjithë ata që e kanë sjellë në këtë gjendje me borxhe dhe abuzim me punëtorë të angazhuar me projektin e Caritasit e besa edhe me punësime familjare!
Urime Viti i Ri 2018 gjithë punëtorëve shëndetësorë dhe qytetarëve të Ferizajt!
Na priftë e mbara!
Me respekt ,Besnik Berisha,Drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img