14,07,2025

Berisha: Spektakli tragjiko-komik në sheshin Skënderbeu

Must Read

largea_zafir1460109726

Deputeti i Nismës për Kosovën në Kuvendin e Kosovës, Zafir Berisha e ka quajtur inaugurimi e Presidentit Hashim Thaçi si spektakël tragjiko-komik.

Po ashtu, Berisha ka thënë se jemi në një moment kur pikërisht si rezultat i punës së tij, institucionet e Kosovës nuk e shtrijnë dot autoritetin e tyre në gjithë territorin.

“Spektakli tragjiko-komik në sheshin Skendërbeu nuk është pasqyra e realitetit të hidhur që mbretëron në Kosovë.
Përgjegjësi për bërjen e Kosovës shtet jofunksional e inauguron veten si president i vendit. Në një moment kur pikërisht si rezultat i punës së tij, institucionet e Kosovës nuk e shtrijnë dot autoritetin e tyre në gjithë territorin, në anën tjetër me bisedime dhe marrveshjet e Brukselit ka faktorizu Serbin në Kosovë përkunder luftës titanike që kan bër qytetarët për ta larguar atë nga vendi. Po falë punës së tij në vend ka lulëzu krimi dhe korrupsioni, shteti është kapur në të gjitha sferat e tij; drejtësia është vënë në funksion të para politikës, arsimi e shëndetësia janë në gjendjen më të mjerueshme të mundshme, papunsi enorme. Bërja president të vendit një njeriu që duhet të japë llogari e të mbajë përgjegjësi për dështimin e vendit, simbolizon varrosjen e shpresës për një jetë më të mirë të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar në Facebook./A.M.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

IPK suspendon zyrtarin policor me dyshime për kanosje dhe sulm ndaj një të mituri në Ferizaj

Fillimisht Policia e Kosovës kishte pranuar informacion më datën (13.07.2025) për një incident në një fshat të Ferizajt  ku...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img