Një emigrant shqiptar, që jeton në Itali denoncon në “Fiks Fare” se video që ka publikuar Berisha më 1 korrik për kanabis në Vlorë është false, pasi video është regjistruar prej tij në një qytet italian, ku kanabisi është mbjellë për qëllime mjekësore.
Emigranti shqiptar, i cili është prezantuar si DJ Liku, tregon se video është regjistruar më 10 qershor të këtij viti në qytetin e Rekanatit, pranë Ankonës.
Sipas tij, video është regjistruar pranë një rruge, ku kalon shpesh. Më pas, videon ia ka kaluar një miku të tij, duke i thënë me shaka se “shiko si ka plasur hashashi”.
DJ Liku thotë për Fiks Fare se më vonë i kanë thënë se kjo video është publikuar nga Sali Berisha në “Facebook”. Ai shpjegon se sipas gojëdhënave, video ka kaluar dorë më dorë deri te Luçiano Boçi dhe më pas e ka publikuar Berisha. Por, ai vë në dukje se në asnjë moment nuk ka përmendur se video është në Shqipëri. Madje ka bërë edhe një video të dytë për të treguar se regjistrimi është në Itali, ndërkohë që e ka kontaktuar dhe policia shqiptare për sqarime.
“Unë e kam bërë këtë video për shokun tim dhe nuk e kuptoj pse Berisha ka thënë që është hashash në Vlorë, por mbase nga dialekti im vlonjat. Por ç’faj kam unë se nëna më ka bërë në Vlorë”, tha DJ Liku për Fiks Fare. Ai shpjegoi të gjitha këto sqarime i ka dhënë edhe për policinë shqiptare dhe nëse nuk besojnë, parcela me kanabis ndodhet vetëm pesë minuta larg shtëpisë së tij dhe mund të dërgojë atje këdo që ka dyshime.
Por, ai habitet me faktin sesi këto video publikohen pa u konfirmuar dhe keqintepretohen për qëllime politike, duke shpjeguar se filmimi dhe shpërndarja te miqtë e tij nuk ka qenë dashakeqëse, pavarësisht se ajo ka rënë në dorë të politikanëve dhe është publikuar sikur regjistrimi është bërë në zonën e Vlorës.
Berisha poston video të arës me hashash, qytetari e demanton: Kjo është në Itali, jo në Vlorë!
Must Read