02,05,2024

Beqiri sulmon PSD-në: Janë parti e re, ende kanë pampersa

Must Read

Sekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri, i është kundërpërgjigjur partisë Socialdemokrate, deputetët e së cilës fajësonin pjesën tjetër të opozitës se po deklarohen për rrëzimin e Qeverisë, por nuk po mbledhin nënshkrime për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Haradinaj.

Në emisionin Frontal të Televizionit 7, Beqiri ka thënë se respektojnë partitë e reja, por që nuk marrim mësim nga ato, të cilat sekretari i LDK’së i ka quajtur “pampersa të demokracisë”.

“Janë Pampersa të demokracisë ne i çmojmë, por s’munden me dalë me na mbajtë neve ligjërata neve”, është shprehur Beqiri.

Ai ka treguar se LDK po përgatitet që pas verës do të vinë me forma konkrete për përshpejtimin e zgjedhjeve.

Po ashtu, Beqiri tha se në shtator do të përgatisin edhe një mocion mosbesimi. /Express

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img