11,11,2024

Beqaj: Politikanët që bëjnë marrëveshje gojore me Serbinë duhet të japin përgjegjësi

Must Read

Ka pasur deklarimi të shumta nga zyrtarët serb, se Serbia dhe Kosova i kanë bërë disa marrëveshje gojore që ROSU nuk duhet të veprojnë në veri të vendit, por që për këto marrëveshje zyrtarët kosovar nuk u deklaruan.

Për këto deklarata, njohësi i çështjeve politike, Belul Beqa ka thënë për lajmi.net, se marrëveshjet gojore që cenojnë veriun e vendit janë të bëra nga politikanët që janë të dëshmuar si mashtrues, dhe thotë se ato janë sa për sy e faqe.

“Marrëveshjet gojore janë të karakterit moral dhe nuk sanksionohen politikisht as juridikisht por vetëm në aspektin e ndërgjegjes. Prandaj, ato nuk janë detyruese për ata që i kanë bërë. Meqë fjala është për politikanët që janë të dëshmuar si mashtrues, mendoj se ato janë sa për sy e faqe”, tha ai.

Me tutje Beqaj tha, se kush do që bënë marrëveshje të tilla (gojore) duhet të jap përgjegjësi politike dhe juridike.

“Jo. Marrëveshjet eventuale se nuk duhet të ekzistojnë  në një pjesë të territorit mekanizmat e sigurisë janë të kundërligjshme dhe ata që eventualisht formalisht bëjnë  marrëveshje të tilla duhet të japin përgjegjësi  politike dhe juridike”, ka deklaruar Beqaj.

Sipas analistit Beqaj, tensionet e krijuara kanë qëllim negativ ndaj Kosovës pasi synojnë t’i paraqesin shqiptarët se janë të prirur për akte terroriste dhe destabilizuese.

“Tensionet e krijuara janë në domenin e luftës  speciale psikologjike për të krijuar përshtypjen  në qarqet ndërkombëtare , gjoja,  se shqiptarët  janë të prirur për akte terroriste dhe destabilizuese. Në fakt, regjimi serb po përgatit  terrenin për veprimet që do të pasojnë ,veçmas pas rrënimit eventual të murit, në veri të Mitrovicës”, theksoi Beqaj. /Lajmi.net/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

E kishte të ndaluar vozitjen, policia në Ferizaj e gjobit 22-vjeçarin edhe me 500 euro

Policia në Ferizaj ka ndaluar një 22-vjeçar i cili po drejtonte veturën e tij nën masën mbrotjëse. Ndaj tij është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img