27,07,2024

Befason Vokrri: Ja pse u larguan Haxhiu e Hoxha

Must Read

Bekim Haxhiu dhe Murat Hoxha dhanë dorëheqje sot nga postet në Federatë, për shkak se FIFA ka kërkuar që në federatë të mos ketë asnjë politikan.

Fadil Vokrri, ka dal në ndihmë të kolegëve të tij duke i uruar suksese dhe duke treguar se ata kërkuan të dorëhiqen menjëherë pas pranimit, por dëshira për t’i parë këto lojë të para të Kosovës bënë që të dy të qëndrojnë deri më sot, transmeton Indeksonline

Deklarata e plotë e Fadil Vokrrit:

Pas pranimit tonë në Budapest, gjegjësisht në Meksiko Siti, të dy kolegët tanë kanë ofruar dorëheqje të menjëhershme nga postet e tyre në FFK, mirëpo ne kemi pasur dëshirë që të gjithë së bashku t’i shijojmë së paku këto ndeshjet e para kualifikuese dhe të organizohemi në mënyrën më të mirë të mundshme dhe pastaj të mbajmë edhe Kuvendin e parë të punës si federatë e pranuar e më pas të ulemi së bashku e t’i qartësojmë gjërat.

Me siguri e kuptoni se shkaqet e ofrimit të këtyre dorëheqjeve janë që mos të inteferojë politika në instancat e futbollit.

Unë i falënderoj të dy kolegët për punën e jashtëzakonshme që kemi bërë së bashku, pastaj shumë ligje që kanë qenë të ndërlidhura direkt apo në mënyrë indirekte me sportin, gjegjësisht me futbollin, janë mbështetur fuqishëm nga dy kolegët tanë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Shpresoj se edhe pas dorëheqjes së këtyre dy deputetëve nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së do të arrihet finalizimi i inciativave të filluara për Ligjin për Sponsorisim dhe për këtë nuk kam asnjë dyshim.

Në emër të Komitetit Ekzekutiv, të klubeve, kuvendarëve ju falënderoj nga zemra për kontributin e jashtëzakonshëm që keni dhënë deri më tash në FFK dhe sigurisht se ne prapë do të mbesim miq ashtu siç kemi qenë gjatë tërë këtyre viteve që i kemi kaluar së bashku”, ka theksuar Vokrri.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6. 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img