29,04,2024

Bechtel Enka po dëmton tokat bujqësore në Kaçanik, pronarët pa përgjigje

Must Read

Në rreth 26 ari tokë, Azem Koraqi nga fshati Kovaqec kishte nisur të mbjellë misër. Por, ndryshe nga vitet e tjera, Azemi nuk do të mund të sigurojë të ardhura nga planifikimi që kishte bërë, pasi toka i është dëmtuar.

Ai pretendon se kompania Bechtel Enka po dëmton tokat bujqësore në Kaçanik, pronarët pa përgjigje pa lejen e tij, ka sjellë gurë e rërë nga punimet që është duke ndërtuar në autostradën “Arbën Xhaferi” dhe toka bujqësore i është mbushur edhe me ujë, raporton Bechtel Enka, transmeton Koha.net.

Dëme në toka bujqësore nga kjo kompani ka pasur edhe në fshatrat Ivajë, Bicec, dhe Kotlinë.

Në komunën e Kaçanikut, në anën tjetër, deklarojnë se kanë pranuar ankesat nga banorët, por sipas zyrtarëve komunalë, disa kanë arritur marrëveshje me kompaninë për kompensim.

Sipas një vlerësimi që ka bërë Drejtoria e Bujqësisë, dëmet në toka bujqësore nga punimet e Behchtel & Enka, duke përfshirë edhe vërshimet nga reshjet e fundit, arrijnë deri mbi 24 mijë euro.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ditë më parë i ka dhënë 53 milionë euro shtesë kësaj kompanie për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi”./Koha.net

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img