02,05,2024

BE nga viti 2010 në veri të Kosovës ka investuar mbi 54 milionë euro

Must Read

Bashkimi Europian nga viti 2010 e këndej ka investuar në veri të Kosovës 54,503,985 euro për 124 projekte.

Por, sipas portalit KosSev, deri më tash janë realizuar projekte me vlerë vetëm 8,5 milionë eurosh. Në proces të realizimit janë disa projekte me vlerë mbi 37 milionë euro, ndërsa projektet që kapin vlerën 8,74 milionë euro ende nuk kanë filluar, transmeton Koha.net.

Numri më i madh i projekteve është paraparë të realizohet në pjesën veriore të Mitrovicës – 38 sosh. Në kuadër të skenës së granteve për veriun e Kosovës, BE ka ndarë 9,5 milionë europër 79 projekte. Sipas hulumtimeve të Institutit për zhvillimin ekonomik territorial (InTER) dhe të RTV “Mir”, numri më i madh i përfituesve të mbështetjes financiare janë 60 ndërmarrje private.

Komunat tjera për nga numri i projekteve të financuara nga fondet e BE-së, janë Leposaviqi 34, Zveçani 23, dhe Zubin Potoku 21. Për të katër komunat e pjesës veriore të Kosovës janë 7 projekte, ndërsa një është ndërkomunal.

Vjet Qeveria e Kosovës ndau 15 milionë euro për projekte në komunat veriore. Vetëm Zubin Potoku i ka realizuar të gjitha projektet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img