26,11,2025

BE i bën të qartë Turqisë: S’ka integrim nëse rikthehet dënimi me vdekje

Must Read

Bashkimi Evropian ka dalë kundër idesë së Turqisë për të rikthyer dënimin me vdekje, duke i rikujtuar Ankarasë se një akt i tillë nuk është në përputhje me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut.

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federika Mogerini, tha se “asnjë vend nuk mund të bëhet anëtar i BE-së nëse zbaton dënimin me vdekje”. Mogerini theksoi se Turqia është anëtare e Këshillit të Evropës dhe nënshkruese e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, e cila ndalon dënimin kapital në gjithë kontinentin.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka thënë se ekziston mundësia që në vend të kthehet dënimi me vdekje pas përpjekjes për grushtin e shtetit. Deri më tani autoritetet turke kanë prangosur 7.500 persona, mes të cilëve ushtarakë të lartë dhe gjykatës, të dyshuar si të implikuar në grushtin e shtetit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img