29,09,2023

“BDI-së: S’e kemi lëshuar Qeverinë”

Must Read

BDI_2.jpg-500

Bashkimi Demokratik për Integrim  nuk është duke e lëshuar Qeverinë, vetëm po e freskon ekipin e saj, ka thënë sekretari i përgjithshëm i Partisë dhe ministër i Arsimit në Qeverinë maqedonase Abdilaqim Ademi për TV 21.

Ademi gjatë qëndrimit në Strugë ka thënë se tërheqja e ministrave nuk nënkupton edhe ikje prej Qeverie, porse është e mundshme që të zgjidhen emra të rinj si freskim.

Se si do të veprojë më andej, BDI-ja, varet prej liderit, Ali Ahmeti. Këtë e vërtetuan nga partia, ndërsa në kontekstin e njëjtë është edhe deklarata e shefit të kabinetit të Ahmetity, Artan Grubit.

BDI-ja pardje, më 1 prill, njoftoi se po i tërheq ministrat nga Qeveria, me arsyetimin se kanë në plan “revidimin e politikës në disa ditët e ardhshme”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Mbahet Akademi solemne e Koncert Memorial në nderim të Dëshmorëve të Kombit në Ferizaj

Mbrëmjen e sontme tek Kompleksi i Varrezave të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, është mbajtur akademi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img