05,05,2024

Bashkoni e mos Përçani

Must Read

Në përvjetorin e Kongresit të Manastirit, si njëri ndër Kongreset që vendosi gurthemelin e unifikimit mbarëkombëtar Shqiptar të Alfabetit të Gjuhës Shqipe, një vendim i qartë, i prerë, me vizione dhe objektiva të guximshëm, ku shumica respektoj pakicat tjera fetare në trojet shqiptare. I ftuan e bënë kompromis nën moton e Atdheut, Shqiptarisë, e nuk parafrazuan as Lindje e as Perëndim, e as Moskë, nën orientimet dhe bindjet fetare, siç po na quajnë sot disa nga ‘paslufta’ “Aleancat e Lindjes”, por bënë thirrje: Një Atdhe, Një komb, Një Alfabet, Një Shqiptari.

Në rikujtim të kësaj kryevepre të shqiptarisë, themeltarët e saj nuk vuanin nga lajkatarët dhe përkëdheljet e tjerëve, që duke sulmuar një pjesë të kombësisë së vet, të fitoj poenë politik anën tjetër, siç po synohet nga disa folkloristë të vonuar nga ‘paslufta’ .

Nën ngritjen e dritës së dijes në shqiptari, këtij vendimi të kongresit me vullnetin e atdhedashurisë, tregtarët më të fuqishëm Shqiptar Mysliman, investuan edhe qindarkat e fundit, dhuratën e parë për Kongresin e Manastirit, Shtypshkronjën e parë ku do të shtypeshin fjalët e Mëmëdheut, Shqiptarisë, Shqipërisë, e cila më vonë edhe u quajt: “SHTYPSHKRONJA E MANASTIRIT”.

Rruga deri te arritja e Kongresit të Manastirit, ishte hapur pikërisht nga Lidhja e Prizrenit, në vitin 1878, në cilën u aktualizua nevoja e aprovimit të Alfabetit të përbashkët kombëtar të Gjuhës Shqipe. Prandaj, vetëm disa muaj më vonë, në vitin 1879, i madhi Sami Frashëri propozoj Alfabetin e Gjuhës Shqipe, i njohur si Alfabeti i Stambollit, ku vet Sami Frashëri ishte autori i tij.

Ky alfabet nga Sami Frashëri u vlerësua lartë edhe në Kongresin e Manastirit, e asnjëherë nuk u quajtën as nga Lindja e as nga Perëndimi, siç po marrin guximin disa politikan të ‘pasluftës’ të na ndajnë në mes të Lindjes e Perëndimit dhe Moskës.

Historikisht shqiptaria në Odat e tyre ka mbjellë dhe ka njohtë vetëm një lloj të burrave, ata që bashkojnë e nuk përçajnë. Andaj ‘selam’ për gjithë ata burra, udhëheqës të shtetit të Kosovës e Shqiptarisë “Bashkoni e mos Përçani”.

 

shkruan: Fidan Mustafa

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Rinia e PDK-së me aksion simbolik: Qeveria Kurti po tenton ta përmbysë Ferizajn

Rinia Demokratike e Kosovës ka protestuar në Ferizaj, përmes një aksioni simbolik duke “peshkuar” në rrugën magjistrale, të përmbytur...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img