26,11,2025

Banorët ndërprejnë punimet e Bechtel Enka-s

Must Read

Banorët e fshatit Paldenicë të komunës së Hanit të Elezit kanë bllokuar sot punimet e kompanisë Bechtel Enka për arsye të mos mbushjes së kërkesave për rrugët e mbyllura dhe largimin e një pusete të ujërave atmosferike nga mesi i rrugës që këta banorë e kishin bërë më 21 korrik të këtij viti.

Pas ndërhyrjes nga kryetari i kësaj komune, Refki Suma, palët janë marrë vesh që të bëhet rregullimi i premtuar i rrugëve dhe largimi i pusetës, njofton Klan Kosova.

Organizatori i kësaj proteste, Xhevdet Ramuka, ka bërë të ditur se nëse këto kërkesa nuk përmbushen ata prapë do t’iu kthehen protestave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img