Në fshatin Dradani të Ferizajt i cili kryesisht shtrihet rreth rrugës magjistrale Ferizaj-Gjilan ka ditë që ka filluar rregullimi i trotuarit dhe asfaltimi i tij.
Por sipas asamblistit komunal Xhevat Sallahu banorët e këtij fshati nuk janë të kēnaqur me kualitetin dhe mënyrën e rregullimit të këtij trotuari.
Sipas banorëve të Dardanisë trotuari po shtrohet jo sipas standardeve dhe pa kanale për ujërat atmosferike.Mes trotuarit dhe rrugës po mbetet një hapësirë e cila edhe nga reshjet më të vogla do të mbushet me ujë pasi qē nuk ka askund kanale që ky ujë do të derdhej dikund.
“Ndërtimi trotuarit në Dardani.ku kalon magjistralja Ferizaj Gjilan po ndërtohet sa për sy e faqe pa kurfar standarti ndërtimor pa kanal të reshejeve atmosferike ku me ngricat e para të dimirit ky trotuarë do prishët kjo ështe hudhje e taksës së qytetarve në baltë” tha Xhevat Sallahu, këshilltarë në Kuvendin Komunal të Ferizajt