13,11,2024

Banorët e Cërrnillës kërkojnë asfaltimin e rrugës

Must Read

Ferizaj.20.02.2018. Rruga e dëmtuar e lagjes ‘’Te kroni’’ në fshatin Cërrnillë të Ferizajt, po shqetëson banorët e kësaj ane. Ata ankohen se nga kjo rrugë e prishur po u dëmtohen veturat, madje nga balta fëmijët po e kanë të vështirë të shkojnë edhe në shkollë.

“Problemi tek ne është rruga, askush nuk është interesu me ardhë e me asfaltu, secila parti që ka ardhë ka thanë po e rruga nuk është askund, më shumë po na u dhimen fëmijët që nëpër këtë lloç shkojnë në shkollë, kur u kanë Svarqa kemi shku nuk na ka pranu, ashtu edhe te Faiki, kemi pasur raste të ndryshme”, tha Smail Rudaj.

“Jemi mbetur në lloç këtu, fëmija në shkollë po shkojnë nëpër lloç, kanë dhënë premtime disa herë me rregullu po jo ende nuk ka asgjë, na kanë nda vetëm lagjen tonë, po thonë që s’ka mjete, kjo lagjja jonë jemi mbetur keq, po duhet 8 kilometra me u sillë për 1 kilometër rrugë”,tha Baki Bajrami.

“Tmerr është kjo lagje, prej fillimit kjo lagje është nda, secila parti që ka ardhë këtë lagje e ka ndarë, po dëmtohen edhe veturat e më së keqi është për fëmijët tonë të cilët krejt baltë po bëhen”,tha Besnik Bajrami.

“Rruga katastrofë, fëmijët tanë shkojnë më të zhyturit në shkollë, mandej edhe veturat po na u prishen, nuk po mbajmë ymyt ma hiç, sepse vetëm na kanë premtuar tjerat rrugë 90%, janë të asfaltune e kjo ka metë”,tha Milaim Rudaj.

Ndërkaq, në Drejtorinë e Infrastrukturës në Ferizaj, thanë se nuk kanë buxhet për asfaltimin e kësaj rruge. Drejtori Arbër Bytyqi, tha se për asfaltimin e kësaj rruge e cila është e gjatë 2 kilometra, janë paraparë 20 mijë euro të cilat, sipas tij, janë të pamjaftueshme.

“Ne jemi në dijeni për problemin e asaj rruge, është një rrugë e cila e lidh fshatin Cërrnillë me fshatin Babush. Në kodin buxhetor për vitin 2018 qeverisja e kaluar ka paraparë 20 mijë euro të cilat nuk mjaftojnë për asfaltimin e kësaj rruge, por ne do të shikojmë mundësitë buxhetore të cilat na jepen në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës dhe të hyrat vetanake që t’i gjejmë mjetet për asfaltimin e saj, pasi 20 mijë euro është shumë shumë e vogël për asfaltim të asaj rruge” tha Bytyqi.

Në Drejtorinë e Infrastrukturës u ankuan se pushteti paraprak ka ndarë mjete financiare për projekte vetëm sa për t’u nisur punimet, por jo edhe për t’u përfunduar, transmeton Televizioni Tema.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën në rajonin e Ferizajt

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se më 13.11.2024 do të kryhen punime të domosdoshme...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img