Banorët e fshatit Brod të komunës së Shtëpcës gjatë ditës së sotshme kanë bllokuar rrugën që të dërgon në kompleksin turistik, Brezovicë.
Rreth 50 qytetarë kanë protestuar duke kërkuar kështu nga Ministria e Infrastrukturës përshpejtim të punimeve në këtë rrugë, njofton Klan Kosova.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi.
“Ka qenë një protestë e qytetarëve të fshatit Brodë dhe disa fshatrave për rreth. Arsyeja e protestës është një pjesë e rrugës për Bajnicë që ka kohë të gjatë që është dëmtuar dhe protesta po mbahet me qëllim që punimet në këtë rrugë të përfundojnë më shpejt”.
“50 qytetarë kanë qenë pjesëmarrës dhe të gjithë kanë respektuar masat anti-pandemi, duke mbajtur maskën dhe distancën”.
“Për rreth 15 minuta rruga ka qenë e bllokuar dhe pastaj është liruar për qarkullim”, deklaroi Gashi
Gashi mes tjerash bën të ditur se policia ka qenë prezente në këtë protestë dhe protestuesit në mënyrë të qetë janë shpërndarë pa ndonjë incident.