14,11,2025

Banorët e banesave në ‘Dardani’, përleshen me Policinë (Video)

Must Read

Gjykata ka vendosur që nga sot 130 familje t’i lirojnë banesat e tyre në lagjen Dardania në Prishtinë, pasi Ndërmarrja Banesore pretendon se janë pronë e tyre.

Por banorët kërkojnë një marrëveshje nga komuna dhe NPB që t’ua shes ato pasi që kanë investuar vetë.

Siç shihet në disa video të rtv21, banorët janë përleshur me Policinë pasi kjo e fundit tenton t’i largojë me forcë.

Objekti ishte ndërtuar në vitet e nëntëdhjeta dhe ishte dedikuar për refugjatët serbë nga Bosnja.

Banorët thonë se lënda është dërguar edhe në Gjykatën Kushtetuese në mënyrë që t’u njihet e drejta e tyre.

Ata kanë organizuar një peticion prej  10 mijë nënshkrime në mënyrë që të kërkojnë që ata mos të flaken në rrugë.

Gjykata ka konstatuar se banesat janë të uzurpuara.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me qendër të re të Mjekësisë Familjare – ndër më modernet në rajon

Ferizaj ka shtuar një tjetër vlerë të rëndësishme në shërbimin shëndetësor publik. Sot është përuruar objekti i ri i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img