Kryetari i Komunës Rufki Suma, priti sot një mision nga Banka Botërore me seli në Prishtinë për Projektin e propozuar: Rehabilitimi i tokave për të ardhmen në Kosovë.
Pjesë e delegacionit ishin znj.Qing Wang, Specialiste e Lartë e Mjedisit, Udhëheqëse e projektit, z.Sameer Akbar,Specialist i Lartë i Mjedisit, Nadia Sharmin Specialiste e Lartë e Mjedisit, Bekim Ymeri, Zyrtar i Zhvillimit Social, z.Paul Bardos Konsulent i Ndarjes së Tokave të Ndotura, znj.Shpresa Kastrati konsulente nga Banka Botërore si dhe konsulent të përzgjedhur të kësaj fushe nga Banka botërore.
Ata e njoftuan Kryetarin Suma me objektivat e këtij misioni që të takohen me zyrtarët përgjegjës dhe Ministritë përgjegjëse për një diskutim strategjik mbi bashkëpunimin për projektin e rehabilitimit të tokave e në rastin e komunës së Hanit të Elezit çështjen e rehabilitimit të shtratit të Lumit Lepenc.
Sipas tyre ky takim ka për qëllim të diskutohet dhe të bien dakord për aktivitetet e projektit, aktivitetet e përgatitjes së projektit dhe afatin kohor, të punohet në aspekte dhe dokumente e nevojshme mjedisore dhe shoqërore, si dhe të arrihet marrëveshjet për zbatimin e projektit dhe mekanizmat e koordinimit midis ministrive përkatëse.
Ndërsa kryetari i Komunës Rufki Suma duke falënderuar zyrtarët nga mision i Bankës Botërore me seli në Prishtinë, tha se për Komunën e Hanit të Elezit, projekti i rehabilitimit dhe rregullimit të shtratit të Lumit Lepenc është e një rëndësie jetike për komunitetit tonë.
Sipas kryetarit Suma ky projekt ka shumë dimensione strategjike, si ekologjike e cila do të eliminon mbetjet e azbestit përgjatë lumit, si dhe infrastrukturë publike e rekreative.
Kryetari i komunës Rufki Suma u zotua se si institucion do të angazhohet në të gjitha fazat në mënyre që ky projekt të realizohet.
Pas takimit zyrtarët nga mision i Bankës Botërore vizituan edhe shtratin e Lumit Lepenc për të parë për së afërmi gjendjen e Lumit.