Kompania për prodhimin e vajrave motorike “Ballkan Petrol” nga Ferizaj, ka dhuruar dje dhe sot 4200 litra të alkoolit medicinal me vlerë të tregut rreth 21 mijë euro për nevojat e QKUK-së dhe për qendrat e kujdesit primar në 15 komuna të Kosovës, të cilat kanë më së shumëti raste të të prekurve nga virusi SARS CoV-2. Vlen të theksohet se QKMF e Ferizajt nga kjo kompani e pranoi sot një donacion të 1000 litrave etanol të pastër për dezinfektim personal dhe të hapësirave.
Me rastin e pranimit të alkolit dezinfektues në bazën e fabrikës “Primoil” të Ferizajt, ekipeve të kujdesit primar nga komunat e Kosovës poashtu iu dhuruan edhe pajisje personale mbrojtëse (maska, dorëza, mantelë dhe kalaçe) të cilat ishin donacion i një rrjeti të bizneseve të vogla Kosovare, në vlerë mbi 6100 Euro.