19,07,2025

Balaj dhe Roshi befasojnë me parashikimet për ndeshjen Itali-Shqipëri

Must Read

Të dy shpresojnë surprizën e radhës në “Renzo Barbera” të Palermos.

“Futbolli është i tillë që sukseset mbeten mbrapa dhe puna vazhdon. Tani jemi në eliminatoret e Botërorit, një fushatë që kishte luhatjet e veta. Ndeshja e fundit nuk na la shije të mirë, por kemi ende ndeshje në dispozicion dhe mundësia për t’u përmirësuar dhe për të bërë më mirë është reale.
Kthehemi pas pauzës katër mujore dhe e rëndësishmja është që lojtarët të jemi në formën më të mirë. Kemi bërë shpesh surpriza dhe shpresoj që e radhës të jetë në Itali”, tha Bekim Balaj në intervistën për Super Sport.

Edhe Roshi është në të njëjtën linj dhe beson në një suprizë të mundshme:

“Kemi marrë rezultat kundër Francës dhe Portugalisë, përse të mos marrim edhe ndaj Italisë. Të jemi sa më të përgatitur për të marrë një rezultat pozitiv. Unë jam edhe tifoz italian edhe do të ishte ëndërr ta fitoja ndeshjen kundër tyre. Dëshira ime ishte që ndeshja të luhej pikërisht në Palermo, sepse është në qytet të cilin e kam shumë qejf, pasi shohim me Bekimin edhe shumë filma. Fitorja në Itali do të ishte një ëndërr për mua dhe për të gjithë shqiptarët”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj rrit sigurinë në rrugë: Më pak aksidente, më shumë gjoba për parkime ilegale

Ferizaj, 17 Korrik 2025 – Me fillimin e sezonës verore dhe rikthimin e mërgimtarëve në vendlindje, Komandanti i Stacionit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img