Çdo festë të dënuarit i gjen të mërzitur për fatin e tyre të rëndë dhe vuajtjen e dënimit pa faj.
Para çdo feste, të revoltuar shprehin shqetësimin e tyre, para këtij Kurban Bajrami i revoltuar është shprehur edhe i dënuari me burgim të përjetshëm (konsiderohet se është rast i montuar).
Nuhiu ka shkruar në facebook:
“Mallkuar qofshi o ju politikan te ryshfetit mallkuar qofshi oju gjygjtar te pa shpirt kyj ashte I 13.
Kurban bajrami ne burg dhe fmit e mij nuk kan bajram te lumtur pa prind”, ka shkruar Nuhiu, i cili
është i dënuar me burgim të përjetshëm, në një proces të përshpejtuar dhe montuar pas konfliktit të
2001, lidhur me vrasjen e një të riu maqedonas në lagjen Drenovec të Tetovës.
Edhe të dënuarit e rastit “ALFA” shprehet të shqetësuar për familjarët e tyre, pa të cilët kalojnë edhe
këtë festë të Kurban Bajramit.