18,05,2024

Bajrami: Ligji për investime strategjike sjell investitorë për Brezovicën

Must Read
Brezovica

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, thotë për Radion Evropa e Lirë se janë duke promovuar projektin për Brezovicën, dhe janë dukë shikuar mundësitë më të mira për zbatimin e projektit për zhvillimin e kësaj qendre turistike.

“Ligji për Investime Strategjike nuk është bërë në mënyrë të veçantë për Brezovicën, por, sigurisht, si Ligj mund të shfrytëzohet edhe për atë projekt, pasi është një projekt i madh dhe i një rëndësie strategjike.”

“Ka pasur një numër të investitorëve, të cilët janë interesuar në procedurën e parë të prokurimit, mirëpo, të cilët nuk kanë pasur interesin që të hyjnë në kombinime me investitorin e atëhershëm”, thotë Bajrami.

Qëllimi kryesor Ligjit për Investime Strategjike është eliminimi i barrierave, procedurave burokratike – penguese të deritashme – procedurave të stërgjatura, e deri te rritja e transparencës për realizimin e investimeve të huaja në Republikën e Kosovës.

Ligji i mundëson Qeverisë që të negociojë drejtpërdrejt me investitorët e huaj, por edhe ata vendorë.

“Ne jemi duke promovuar projektin intensivisht te kompanitë e ndryshme. Në momentin që ka kërkesa dhe interesim nga ana e kompanive ne mund të kemi edhe diçka të re, nuk është diçka që varet nga ne. Projektin e kemi të gatshëm, por duhet të shohim a ka investitorë të interesuar”, thotë ministrja Bajrami.

Kompleksi turistik “Brezovica” është një nga potencialet më të mëdha turistike që ka Kosova, si qendër e turizmit veror dhe dimëror.

Në qershor të këtij viti, Qeveria e Kosovës pati përmbyllur si të dështuar procesin e koncesionimit të qendrës turistike “Brezovica”, pasi konsorciumi francez “MDP Consulting –Compagnie des Alpes” pati dështuar të përmbushë përmbylljen financiare dhe të sigurojë mjetet e nevojshme për implementimin e fazës së parë për zhvillimin e projektit të Brezovicës.

Ligji për Investime Strategjike, i miratuar dy javë më parë, ende nuk është dekretuar nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për shkak se deputetët e Listës Serbe i janë drejtuar me kërkesë Gjykatës Kushtetuese për interpretimin e ligjshmërisë së miratimit të këtij Ligji.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjobë ndaj dy shoferëve që bënë gara të shpejtësisë në Ferizaj

Policia Rajonale e Komunakacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 17.05.2024  rreth orës 21:00 në rrugën’’Driton Islami’’ në Ferizaj ka...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img