Bajrami inspekton procesin e vaksinimit të qenve me pronarë

Must Read

Ferizaj. 28.07.2018. Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë, Burim Bajrami ka inspektuar procesin e vaksinimit të qenve me pronarë kundër sëmundjes së tërbimit.

Ky proces që ka nisur ditë më parë, është i programuar që të përfshijë të gjithë territorin e Ferizajt, fshatrat dhe qytetin, vaksinim që kryhet në termine të përcaktuara në afërsi të shkollave të lokaliteteve përkatëse.

Drejtori Bajrami konstatoi se ky proces po kryhet sipas standardeve më të larta në realizimin e qëllimit kundër sëmundjes së tërbimit dhe se do të vazhdohet edhe në fshatrat tjera dhe qytet, zbatimi i këtij projekti.

Komuna e Ferizajt, përkatësisht Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë bën thirrje publike tek qytetarët që sipad kohës dhe vendit të paraparë të sjellin kafshët e tyre për vaksinim.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpall Laureatët e Sportit 2025

Sonte, në një atmosferë festive dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës, Agim Aliu, si dhe Drejtorit të DKRS-së,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img