15,11,2024

Bahtiri: Zhbllokimi i urës s’është në dorën time

Must Read

Kreu i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, që ishte i zëshëm në kërkesa për lirimin e urës mbi Ibër që do të mundësonte lëvizjen e lirë në qytetin e ndarë që nga paslufta në Kosovë, tash ka thënë se nuk është në dorën e tij që të ndodh kjo gjë.

“Kjo është në dorë të Bashkimit Evropian dhe po presim që ata të vendosin”, ka thënë Bahtiri në një paraqitje në televizionin publik të Kosovës.

Në anën tjetër ai ka thënë se pala serbe nuk lejoi që të implementohet marrëveshja që u arrit në Bruksel për atë që quhet “Parku i Paqes”, e që e zëvendësoi barrikadën për të vazhduar bllokimin e komunikimit mes du anëve të qytetit.

Bahtiri ka ripërsëritur se ishte në dijeni për vendosjen e shtatores së Car Lazarit, por ka thënë se bashkë me zyrtarë të BE-së ia kanë dalë që ajo të mos ndërtohet aty ku pala serbe donte.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img