25,12,2024

Babai i Marigona Osmanit: Nuk besoj që ka pasur vrasje më mizore se ajo e vajzës time

Must Read

Ai tha se lajmin e mori vesh nga videot që qarkullonin në rrjetet sociale  dhe e kuptoi se vajza në video ishte Marigona Osmanin.

Ai tha se shkoi të pyeste në polici për vajzën e tij pasi i pa videot dhe aty e kuptoi se ishte Marigona.

Përmes një foto që ia treguan hetuesit policorë e kuptoi se ishte ajo e që tha se ka qenë i tmerruar dhe se nuk beson që nga paslufta të ketë pasur vrasje më të rëndë.

“Nuk besoj që ka pasur vrasje më mizore se ajo e Marigonës”, është shprehur babai i viktimës.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diksutohej për vrasjen e Marigonës, Muhabi Osmani, ka treguar rrjedhën e lidhjes së vajzës së tij me Dardan Krivaçën.

Takimin e parë me Krivaçën, Osmani thotë se e ka zhvilluar në Shqipëri, atje ku Dardani e Marigona ishin larguar.

Gjatë këtij takimi, Muhabi Osmanit, Krivaça i ishte dukur i urtë dhe i sjellshëm.

Por, nuk doli të ishte kështu.

“Ai kishte një sjellje të qetë, i urtë, komunikonte mirë, nuk na linte të dyshojmë diçka, u duk njeri i mirë”, tha Osmani.

Por, këtë mendim nuk e kishte krijuar edhe për nënën e Krivaçës.

Muhabi Osmani, ka theksuar takimi me nënën e Krivaçës, i ishte dukur i çuditshëm.

Kjo për faktin se e njëjta kishte treguar histori të mëparshme të Dadanit, kanosjes së tij me policin, gjë për të cilën ashtu si për një mori veprash të tjera nuk ishte dënuar.

Në gusht të vitit 2021, u vra Marigona Osmanit. Babai i së ndjerës Muhabi Osmani tregoi më shumë për vajzën e tij të vrarë, ku me dridhje të zërit ai tregon më shumë rreth Marigonës, Osmani u shpreh se e ndjera ka qenë një vajzë e qetë e urtë dhe e dëgjueshme, ku sipas tij, e ndjera Marigona, mund të ketë qenë e kërcënuar, sepse nuk ka treguar asnjëherë asgjë për gjendjen e saj.

Në Shëngjin kishin qëndruar rreth 3-4 orë, në një bisedë me Dardanin, babait të Marigona Osmanit i ishte dukur si njeri i qetë. Për të ishte hera e parë që e shihte, sepse nuk e kishte njohur më pare.

Sipas Muhabi Osmanit, Marigona së bashku me Dardan Krivaqën kanë qëndruar në Shëngjin 2 javë dhe pastaj janë kthyer në Kosovë.

“Marigona na ka thënë se do të vijë në Kosovë dhe do të na tregojë që ta bëjë lidhjen familjare,” u shpreh Osmani.

Muhabi Osmani e cilësoi vajzën e tij të ndjerë si një vajzë të qetë dhe të urtë, sipas tij, ajo është mashtruar nga Krivaqa.

“Kriminelët kanë profesionalizëm që të mashtrojnë, ai e ka mashtruar sepse Marigona i ka besuar”.

Ndryshe babai i së ndjerës shtoi se Marigona nuk ka mundur të mashtrohet për kushte jetese, pasi ata si familje kanë pasur një jetë të mirë.

“Unë i kam 4 vëllezër jashtë shtetit, për kushte i kemi pasur të mira, si familje e kemi pasur jetën e mirë, e kemi pasur edhe biznesin familjar”.

E ndjera Marigona, i kishte thënë babait se gjithçka ishte në rregull.

“Apartamenti ku kanë qëndruar ata ka qenë i vogël, unë isha jashtë me Marigonën, kam biseduar me të dhe e kam pyetur a mos është diçka me zor, por ajo më ka thënë jo babi gjithçka është në rregull”.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, ndër të tjera, Osmani tregoi se pas kthimit në Kosovë, kanë pyetur për familjen e Dardan Krivaqës, ku dy-tri familje kanë dhënë reagime negative për ta.

“Pas dy javësh Marigona ka ardhur së bashku me Dardanin dhe ka mbledhur rrobat e saj, por nuk kemi pasur shanse të nxjerrim diçka nga ajo, sepse ajo ka qenë e kërcënuar,” ka thënë Osmani.

“Unë e kam pyetur për shëndetin, sepse ajo ishte e dobët por ajo më thoshte që jam mirë, nuk na ka dhënë shenjë, sepse nëse do të kishte dhënë një shenjë unë do ta kisha zgjidhur menjëherë atë problem.”

Sipas babait të së ndjerës, Marigona ka qëndruar gjithmonë bashkë me Dardanin, i cili ia kishte bërë të ditur se do të shkonin në Zvicër për të punuar, pasi atje Dardani kishte vëllain e tij.

“Banesa në Ferizaj ka qenë e vëllait të Dardanit që është në Zvicër, aty kanë qëndruar pasi kanë ardhur. Valdetja ka shkuar 2-3 herë, ndërsa unë kam shkuar vetëm një herë dhe ka qenë banesa e mbyllur, nuk kam mundur të hyj as në ashensor, dera ka qenë e mbyllur, dhe thashë se kanë dalë në qytet, pastaj kanë ardhur vëllezërit nga jashtë shtetit dhe jemi takuar me Marigonën dhe Dardanin në një kafiteri.”

Sa i përket deklaratës të nënës së Marigonës, që Marigona nuk po ushqehej mirë, Osmani u shpreh se vetë ai ishte i gatshëm t’i ndihmonte financiarisht. Ai, gjithashtu, tha se vëllai i Krivaqës iu dërgonte para.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img