26,11,2025

Azem Syla në liri, Specialja lë rastin pa prokuror

Must Read

Gjykata e Prishtinës ka liruar Azem Sylën nga arresti shtëpiak, me arsyetimin se “prokuroria nuk kishte bërë kërkesë për vazhdimin e arrestit”. Prokurori rasti “Toka” ndaj Azem Sylës dhe të tjerëve, Abdurrahim Islami kishte dalë në pension vetëm pak ditë para se gjykata të lironte Azem Sylën. Gjykata e Prishtinës ishte arsyetuar se masa e arrestit nuk mund të trajtohej pa një kërkesë nga ana e prokurorisë.

Kallxo.com zbulon se rasti për më shumë se një javë nuk ka një prokuror i cili do merrej me trajtimin e tij.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, njeherit përgjegjës për komunikim me media në këtë prokurori, tha për kallxo.com se ende nuk është caktuar prokurori i ri i këtij rasti.

“Ende nuk e kemi caktuar prokurorin e ri të këtij rasti, por shumë shpejt do të caktohet”, tha Hoxha.

Megjithatë, prokurori Hoxha tha se Prokuroria Speciale ende nuk ka pranuar vendimin e gjykatës për lirimin e Azem Sylës nga arresti shtëpiak. Sipas tij, prokuroria do të parashtroj ankesë ndaj lirimit nga arresti shtëpiak.

“Nuk e kemi pranuar ende vendimin e gjykatës për lirimin nga arresti të Azem Sylës, por kur ta pranojmë ne do të ankohemi për këtë vendim”, tha Hoxha.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img