29,04,2024

AVONET: Dogana e Kosovës nuk po zbaton vendimin e ministrisë së Tregtisë për qumështin

Must Read

Rrjeti i OJQ-ve, Avonet, ka shprehur shqetësim rreth një vendimi të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.

Sipas tyre Dogana e Kosovës nuk po e respekton vendimin e ministrit, Bajram Hasani, për masat mbrojtëse për qumështin, përcjell Klan Kosova.

“Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me qëllim të vazhdimit të mbrojtjes së prodhimit vendor, ka vënë si prioritet që t’i mbështes prodhimet vendore, por nga ana tjetër Dogana e Kosovës nuk është duke e zbatuar këtë vendim, gjë e cila është në kundërshtim të zbatimeve dhe vendimeve që merren nga institucionet e Republikës së Kosovës”, thuhet në kumtesë.

“Dogana e Kosovës duhet të respektojë vendimet dhe po ashtu të zbatojë të gjitha vendimet që janë në harmoni ligjore dhe që janë të bazuar në ligjet e Republikës së Kosovës. Moszbatimi i vendimeve krijon dyshime që në këtë institucion, pra në Doganën e Kosovës, ka grupe të interesit të cilat pengojnë mbështetjen e prodhimeve vendore”.

Sipas tyre Dogana e Kosovës duhet ta respektojë çdo vendim që nxjerrin institucionet dhe të distancohen, sipas tyre, nga ndikimet politike dhe presioneve të ndryshme nga grupe të ndryshme, thuhet në komunikatën lëshuar nga AVONET.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img