30,04,2024

Avokati Zenuni: I ndjeri i ka dërguar fotografi të arkivolit reperit Buta

Must Read

Pas rastit të ndodhur në Ferizaj ku mbeti i vrarë 30 vjeçari G.H, avokati Kastriot Zenuni ka thënë se gjendja e të dyshuarit nuk ka qenë në rrezik për jetë por plaga më e madhe e tij ka qenë tek nofulla, dhe ai ka thënë se sipas familjarëve të dyshuarit i ndjeri i ka dërguar arkivole reperit Buta në rrjete sociale.

Pas ngjarjes së ditës së shtunë në qytetin e Ferizajt ku Q.J vrau shokun e tij G.H avokati Zenuni ka thënë se i dyshuari pasi që ka shtënë me revole i ndjeri ka ndërruar jetë aty për aty.

“Këtë e ka konstatuar edhe qendra e mjekësisë familjare në Ferizaj”, ka thënë Zenuni.

Sipas tij dyshimet e para kanë qenë tek vetura e cila është djegur nga i ndjeri.

“Sa i përket dyshimeve të para kanë qenë tek vetura edhe nga prokuroria ku i ndjeri ia ka djegur veturën vëllaut të dyshuarit, pra vëllaut të reperit Buta, ku vetura ka një vlerë afro 70 mijë euro që mes tyre ka pasur thëmbime për këtë”, u shpreh Zenuni.

Sipas familjarëve të dyshuarit i ndjeri ka dërguar edhe arkivole në rrjete sociale reperit Buta

Sipas Zenunit, informacionet jozyrtare kanë bërë të ditur se i dyshuari është plagosur nga një zyrtar.

Gjatë ditës së shtunë Krasniqi është ftuar nga Oda e Avokatëve.

“Ditën e shtunë jam ftuar nga Oda e Avokatëve dhe jam caktuar sipas detyrës zyrtare”, ka thënë ai.

Së bashku me kryeprokurorin e prokurorisë themelore në Ferizaj dhe gjyqtarin e procedurës paraprake, Zenuni ka qenë në koordinim ku pas konsultimeve ata janë nisur drejt Prishtinës në QKUK aty ku ishte edhe i dyshuari.

Gjendja e të dyshuarit është konstatuar nga doktorët dhe pastaj është mbajtur seanca dëgjimore në QKUK.

“Kemi biseduar me mjekun kompetent dhe ai e ka konstatuar gjendjen e tij dhe pas kësaj është mbajtur seanca dëgjimore në objektin e QKUK ku dhe prokuroria themelore në Ferizaj ka paraqitur kërkesë për masën e paraburgimit dhe atij i është caktuar masa e paraburgimit” ka thënë Zenuni.

Teksa Zenuni kishte takuar të dyshuarin sipas tij gjendja shëndetësore ka qenë jashtë rrezikut për jetë.

“Sa i përket gjendjes shëndetësore së tij kur u mbajt seanca dëgjimore në QKUK jam takuar me të dyshuarin ai nuk ka qenë në rrezik për jetë, plagën më të madhe e ka tek nofulla por në koordinim me doktorin, prokurorin nuk e kemi pyetur shumë sepse nuk ishte në gjendje të flasë por sipas mjekut ai mund te përgjigjet me po ose jo” shtoi Zenuni.

Sa i përket dyshimeve të para kanë qenë tek vetura edhe nga prokuroria ku i ndjeri ia ka djegur veturën vllaut të dyshuarit ku ka një vlerë afro 70 mijë euro ku mes tyre ka pasur thëmbime për këtë,

Sipas familjarëve të dyshuarit i ndjeri ka dërguar edhe arkivole në rrjete sociale reperit Buta, ka shtuar Zenuni./Portali D/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img