20,02,2024

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi: Nuk i besojmë raportit që konstaton vetëvrasjen e Astritit

Must Read

Gashi ka theksuar se nuk janë dorëzuar të gjitha provat dhe nuk është e mundur që ky të jetë rezultati përfundimtar.

“Është e çuditshme dhe e pazakonshme ajo që tha prokurori Hoxha, mua në raportin e dorëzuar nuk më është thënë ashtu. Raporti i obduksionit është vetëm një prej provave. Prokurori më ka njoftuar vetëm për raportin e obduksionit dhe provat tjerat nuk janë dorëzu”, ka thënë Gashi në emisionin Info Magazinë, përcjellë lajmi.net.

Sipas tij, provat të tjera rezultatin përfundimtar mund të thonë krejt ndryshe, duke shtuar se ai nuk e di pse ka pas nevojë që prokurori ta thotë përfundimin e tillë në konferencë për medie.

“Nuk është përfundim i të gjitha provave është e pamundshme që një person i moshës madhore i shëndosh në gjendje mentale këto lëndime të ia bëjë vetvetes. Natyra njerëzore nuk mund ta mundësonte që dikush ta marrë një shishe të tillë edhe t’ia bënte atë gjë vetes. Askush nuk i beson këtij obduksioni. Qysh prej fillimit ky kryeprokuror ka deklaruar se do të lejojnë ekspertët e pavarur dhe këtë e kanë bërë,mirëpo atyre asnjë herë nuk iu është dhënë asnjë provë”./lajmi.net/

 

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Diskutohet orari i barnatoreve për qytetin e Ferizajt

Sot është mbajtur konsultimi publik për plotësim-ndryshimin e Rregullores për caktimin e orarit të punës së veprimtarive afariste dhe...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img