20,11,2024

Avokati: Hetimet kanë përfunduar, Specialja së shpejti me aktakuza për ish-komandantët e UÇK-së

Must Read

Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj është nisur sot për në Hagë, për t’u përballur për të tretën herë me drejtësinë ndërkombëtare.

Ndaj tij erdhi ftesa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për t’u paraqitur për intervistim në cilësinë e të dyshuarit, shkruan lajmi.net.

Ftesa që i erdhi Haradinajt e shtyu atë të japë dorëheqje të parevokueshme nga posti i kryeministrit.

E nëse Prokuroria e Specializuar arrin të argumentojë dyshimet e veta për krimet e supozuara, mund të ngrisë aktakuzë ndaj Haradinajt dhe ndaj secilit person tjetër të ftuar, qofshin ata të profilit të lartë apo të ulët.

Sipas avokatit të akredituar nga Gjykata Speciale, Vehbi Beqiri një gjë e tillë nuk pritet të zgjasë edhe shumë.

Ai shpjegon se sistemi i Speciales është akuzator dhe si i tillë ndryshon nga ai i Kosovës.

“Ky sistem është pak ma ndryshe se ky i Kosovës, pra është sistem akuzator. Sipas të gjitha gjasave kur të ngritët aktakuza do të njoftohet avokati dhe do t’i bëhet me dije të akuzuarit. Pastaj do të vendoset nëse do të ketë masë paraburgimi apo tjetër, dhe po ashtu do të vendoset afati i palës mbrojtëse me i bë hetimet ose me punu në prova të cilat shpalosen nga ana e prokurorisë”, ka thënë avokati Beqiri.

Beqiri shpjegon se me ngritjen e aktakuzës ndaj ndonjë të dyshuari, Gjykata do të caktojë menjëherë seancën, e më pas do të ndërmerren veprimet e tjera konform ligjit.

“Kur të ngritët aktakuza, gjykata do të caktojë seancë. Pra, jo sikur te na që do të ketë hetime, pra sipas të gjitha gjasave këto veç kanë përfunduar dhe pritet që të ngritën aktakuzat dhe të ndërmerren veprimet e menjëhershme. Sipas këtij sistemi, së pari, do të shkohet me ngritje të aktakuzës, e atëherë do të caktohet edhe mbrojtësi dhe afatet për mbrojtje dhe kundërshtimeve”, thekson ai.

E avokati tjetër, Xhelal Hasani thekson për lajmi.net se maksimumi i ngritjes së një aktakuze nga Specialja është dy vite.

Ndonëse ai nuk përmend data apo periudha kur pritet që për të akuzuarit të ketë aktakuzë.

Përveç Haradinajt, nga Specialja është thirrur edhe ish-komandanti i Zonës së Drenicës, Sami Lushtaku, ish-komandanti i UÇK-së nga zona e Llapit, Rrustem Mustafa, si dhe Sylejman Selimi ish-komandant i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si dhe ish-zëdhënësit i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Jakup Krasniqi.

Përveç tyre, Specialja ka ftuar edhe persona të tjerë të profileve më të ulëta, disa nga të cilët janë intervistuar edhe në Prishtinë. 


- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img