24,10,2025

Avokatët alarmojnë: Ndalni më torturën ndaj të arrestuarve të Kumanovës!

Must Read

Nga kabineti i zëvendësministrit Agim Nuhiu thonë se kanë dorëzuar një kërkesë pranë departamentit për kontroll të brendshëm për hetimin e pretendimeve për brutalitet policor.

“Ne kemi themeluar një grup pune për nevojat e kabinetit, i cili ndjek të gjitha shqetësimet dhe ankesat për rastin në fjale. Për ankesat e fundit, kemi dorëzuar iniciativë te Departamenti për Kontroll të Brendshëm. A priori nuk e mohojmë ekzistencën e sjelljeve jashtë standardeve profesionale të punonjësve të policisë përderisa ka ankesa nga të akuzuarit, edhe pse një gjë e tillë është mohuar nga gardianet e burgut dhe aktorët e tjerë. Prandaj, vlerësojmë se është e nevojshme t’i bashkërenditim aktivitetet më fuqishëm së bashku me avokatët e të akuzuarve, Avokatin e Popullit, Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë, në mënyrë që Gjykata të japë fjalën përfundimtare”, thanë për televizionin Alsat nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Por, avokatët e të akuzuarve kërkojnë masa urgjente nga ana e Ministrisë së Brendshme, ajo e Drejtësisë dhe Avokati i Popullit që t’i jepet fund dhunës ndaj klientëve të tyre.

“Ne si palë mbrojtëse edhe më parë kemi kërkuar përgjegjësi konkretisht nga ministra e punëve të brendshme dhe nga ministria e drejtësisë. Ne kemi kërkuar edhe nga trupi gjykues dokumentacion mjekësor në të cilën dokumentacion vërtetohen lëndime trupore . Në këtë rast kemi edhe keqtrajtime psikike”, deklaroi avokati Mefail Arsllani.

Gjykatësja e lëndës Verka Petrovska gjithashtu ka njoftuar Prokurorinë Publike për dhunën ndaj të akuzuarve në rastin e Kumanovës. Megjithatë nga Prokuroria 4 muaj me radhë japin përgjigjen e njëjtë. Respektivisht, se po hetojnë rastin dhe asnjë fjalë më shumë.

“Prokuroria publike ka ngritur hetim për këtë rast dhe deri ë tani padi penale kanë ngritur Avokati i Popullit dhe avokatët. Për akuzat e tyre prokuroria është duke bërë hetime, por deri ku janë këta hetime nuk mund të japim të dhëna ”, thanë nga Prokuroria Publike.

Gjatë seancës së 4 tetorit, sipas avokatëve, ishin dhunuar 15 nga gjithsej 37 të akuzuarit në rastin e Kumanovës. Ndërkohë që Enver Hoxha- Klein i cili kishte pësuar më së keqi nga dhuna policore nuk ishte në gjendje as të qëndronte në këmbë gjatë seancës së djeshme./Alsat/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident me tetë të lënduar në fshatin Sojevë të Ferizajt, përfshihen dy automjete

Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot, më 23 tetor 2025, rreth orës 15:00, në rrugën rajonale...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img