27,07,2024

Avni Jashari zgjedhet kryetar i Vetëvendosjes në Lipjan

Must Read

Avni Jashari është zgjedhur kryetar i Degës së Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan.
Sot atje është zhvilluar procesi i brendshëm zgjedhor, prej nga ku Jashari ka marrë besimin për ta drejtuar këtë degë.
Derisa është shprehur i lumtur për detyrën e marrë, Jashari ka bërë me dije se Lipjanin e presin ndryshime pozitive.
“Të dashur aktivist, anëtarë e simpatizant të Lëvizjes VETËVENDOSJE! Tashmë që edhe zyrtarisht përfundoi numërimi i votave në zgjedhjet e brendshme, ndjehem i vlerësuar që nga sot do të jem kryetar i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Lipjan, ju siguroj se nuk do të jem thjesht një kryetar i zakonshëm, por do përpiqem të çoj gjithnjë zërin për çdo problem që e shqetëson qytetarin e Lipjanit”, ka shkruar Jashari në Facebook.
“Ndjehem shumë i lumtur që në këto ditë njoha e po njoh njerëz të mrekullueshëm e punëtorë të pa epur brenda Lëvizjes VETËVËNDOSJE! në Lipjan e më gjerë, bëra shumë miq dhe bashkëpunëtorë që ndoshta në rrethana të tjera nuk do t`i nihja”.
“Ndryshimet pozitive po e presin komunën tonë, e ato ndryshime vijnë sa herë jemi të bashkuar rreth një ideali dhe rreth një statuti të mirëfilltë siç e ka Lëvizja jonë”.
Ai ka thënë se lista me falënderime është e gjatë, por që ka shprehur mirënjohje ndaj secilit aktivist dhe anëtarë që e ka mbështetur.
“Ka qenë një muaj shumë i ngarkuar dhe intensiv, e ndoshta nuk kam patur kohë t’u përgjigjem të gjitha mesazheve tuaja. Por besoj më keni mirëkuptuar. Ndjej se duhet të bëj një falënderim të veçantë për liderin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! z. Albin Kurti, i cili njëherit është edhe personifikimi i politikanit të pakorruptuar në vend dhe rajon, atdhedashës e i përkushtuar, po aq sa i thellë intelektualisht”.
“Këtej e tutje është koha që ta tregoj me punë besimin që ma dhanë aktivistët dhe anëtarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në komunën e Lipjanit”.
“Edhe njëherë faleminderit e na prift e mbara!”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img