08,11,2025

Autoritetet turke mbyllin 130 media dhe shkarkojnë 2400 ushtarë e oficerë

Must Read

Autoritetet turke të mërkurën kanë njoftuar se kanë shkarkuar më shumë se 2400 zyrtarë ushtarak dhe kanë mbyllur më shumë se 130 media, raporton CNN-i turk, në një pastrim të madh pas përpjekjes së dështuar për puç ushtarak.

Në total janë 726 oficerë ushtarakë dhe 1684 ushtarë që janë shkarkuar, thekson ky televizion, transmeton lajmi.net.

Përveç këtyre, janë urdhëruar të mbyllen edhe tri agjenci lajmesh, 16 kanale televizive dhe 45 gazeta.

Këto masa sigurisht se do të rrisin edhe më tej shqetësimin e grupeve të të drejtave të njeriut dhe aleatëve perëndimorë të Turqisë.

Në anën tjetër, Ankaraja zyrtare thotë se këto masa po ndërmerren që më mos të përseritet tentim grusht shteti i ri, pasi që kjo ka ndikuar edhe në popullin turk. Për të gjitha këto, Turqia akuzon ima imamin kontrovers, Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img