28,11,2024

Autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nënshkruan protokolle bashkëpunimi

Must Read

Autoritetet shtetërore të Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut nënshkruan protokolle bashkëpunimi dhe realizohet ushtrimi i përbashkët ndër policor me emrin e koduar
“Ndjekja-Potera”

Sot në bazë të protokolleve për bashkëpunim, Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, nënshkruan dy marrëveshje bashkëpunimi si në vijim:

Protokolli i bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për kryerjen e kontrollit kufitar të trafikut hekurudhor, e cila u nënshkrua nga ministri i MPB-së i RKS-së z. Ekrem Mustafa dhe Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe njëherit Ministër i Punëve të Brendshme z. Oliver Spasovski.

Ndërsa, protokolli i bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në lidhje me çështjet të cilat ndërlidhën me sigurinë në ngjarjet e mëdha publike u nënshkrua nga drejtorët e Policive të të dy vendeve, z Rashit Qalaj dhe Sasho Tashevski.

Nënshkrimit të këtyre protokolleve të bashkëpunimit iu parapriu një ushtrim i përbashkët taktiko-operativ i koduar me emrin “Ndjekja-Potera”, i cili u realizua në bashkëpunim dhe koordinim të njësiteve policore të të dy shteteve.

Për ta përcjellë nga afër këtë ushtrim të përbashkët morën pjesë Kryeministri në detyrë i RKS-së z. Ramush Haradinaj, Zëvendëskryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministër i Punëve të Brendshme, z. Oliver Spasovski, ministri i MPB-së së RKS, z. Ekrem Mustafa, Drejtorët e Policisë së të dy vendeve, të cilët iu drejtuan të pranishmëve me nga një fjalë rasti, ku vlerësuan lartë rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të dy vendeve, për krijimin e lirisë së lëvizjes së lirë dhe luftës ndaj krimit të organizuar dhe krimit trans kufitar.

Ky ushtrim, i realizuar në brezin kufitar të të dy shteteve (zona kufitare Glloboçicë), kishte për qëllim demonstrimin e performancës dhe veprimeve të përbashkëta të sinkronizuara ndërmjet Policisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së veriut, në parandalimin dhe ballafaqimin ndaj aktiviteteve/grupeve kriminale ndërkufitare.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Rashit Qalaj, pas përfundimit të ushtrimit operativo-taktik pjesëmarrësve të të dy shteteve iu ndau mirënjohje për përkushtimin dhe profesionalizmin e demonstruar.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img