Zyrtarë nga Policia e Kosovës, kanë thënë për RTK-në se Policia ka konfiskuar kamerat e sigurisë që ishin në lokalin, pranë të cilit ka ndodhur shpërthimi dhe ka arritur të identifikojë të dyshuarin.
“Policia ka gjithë incizimin që nga momenti i arritjes të një djali në moshë të re, me një kapuç mbi kokë, e deri te momenti i aktivizimit të bombës nga ana e tijë dhe ikja e tijë nga vendi i ngjarjes. Polica ende nuk e ka identofikuar personin që ka hedhur bombën , por kjo pritet të ndodhë shumë shpejtë, pasi bombahedhësi shihet shumë mirë në kamerë, e gjithashtu edhe shpërthimi i bombës është i incizuar nga kamera e sigurisë së lokaleve përreth”, thonë zyrtarët policor për RTK.
Ndryshe, një shpërthim ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në Sheshin “Zahir Pajaziti”, pak minuta pasi ka përfunduar koncerti i Grupit Troja. Policia ka njoftuar se nuk ka të lënduar.
Në kohën kur ka ndodhur shpërthimi turma e njerëzve veç ishte shpërndarë që kishte shkuar të dëgjonte koncertin e mbajtur nga Troja, që bënte thirrje kundër korrupsionit.