15,12,2025

Austria voton për zgjedhjet presidenciale

Must Read

austria-voton-780x439

Austria po mban sot zgjedhjet presidenciale, në një kohë kur po vërehet pakënaqësia e votuesve me mënyrën se si qeveria po e trajton krizën me migrantë.

Për herë të parë, presidenti i ardhshëm i vendit do të jetë me gjasë dikush që zyrtarisht nuk përkrahet nga asnjëra prej dy partive të mëdha, të cilat e kanë dominuar politikën e vendit që nga Lufta e Dytë Botërore.

Kandidati Social-demokrat, Rudolf Hundstorfer, ka 15 për qind të përkrahjes, ndërsa Andreas Khol, homologu i tij nga Partia Popullore, ka 11 për qind. Kjo krahasohet pastaj me mbështetjen në mes të 22 dhe 24 për qind për kandidatin e Partisë së Lirisë, Norbert Hofer.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Tërmet në Kosovë në orët e hershme të mëngjesit

Një tërmet me magnitudë 3.1 ballë të shkallës Rihter është regjistruar sot në orët e hershme të mëngjesit në...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img