17,05,2024

Austri, shqiptari i dyshuar për terrorizëm po bashkëpunon me autoritetet

Must Read
Policia austriake, Foto Ilustrim

Sipas portalit austriak të lajmeve ORF, adoleshenti që aktualisht mbahet në një burg të vjenës pas arrestimit të premten e kaluar, ka rënë dakord të bashkëpunojë me autoritetet dhe seanca e marrjes në pyetje do të mbahet të hënën.

Hetuesit austriakë deklarojnë se 17-vjeçari vazhdon të mohojë akuzat se planifikonte të kryente një atentat në vjenë dhe se për këtë ishte stërvitur në Gjermani.

Megjithatë, ai ka pranuar se ka qenë në kontakt me një 21-vjeçar, i arrestuar në lidhje me ngjarjen në qytetin gjerman Nojs. Të dy të rinjtë ishin njohur në forume interneti islamike.

Ndërkohë, avokati i 17-vjeçarit, Wolfgang Blaschitz tha për Agjencinë Austriake të Shtypit se, dy të rinjtë kishin provuar fishekzjarre dhe ndërtuar një bombë tymi, por asgjë që mund të përbënte rrezik konkret.

Përfaqësuesi ligjor pranon se shqiptari ishte përfshirë në qarqe islamike radikale dhe se kërkonte të kontaktonte një predikues radikal në Vjenë, por shton se nuk ka të dhëna se ai po përgatiste ndonjë akt konkret terrori.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person në Ferizaj, dyshohet për 13 vjedhje

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një 36-vjeçar në Ferizaj i cili dyshohet për 13 raste të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img